Abu Dabi i gatshem te mbeshtese realizimin e projektit te rehabilitimit te lumit te Tiranes
Abu Dabi, i gatshëm të mbështesë realizimin e projektit të rehabilitimit të lumit të Tiranës dhe ndërtimit të pjesës veriore të Unazës së Madhe të Tiranës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka pritur në një takim të veçantë, drejtues të Fondit të Zhvillimit të Abu Dabit.
Z. Basha i ka njohur me projektin e hartuar nga studio arkitekturore “Grimshaw”, për rehabilitimin e lumit të Tiranës dhe ndërtimin në dy anët e lumit, të pjesës veriore të Unazës së Madhe. Projekti i lumit të Tiranës që nis nga Ura e Brarit deri tek Ura e Kamzës, me gjatësi 6.7 km parashikon pastrimin dhe sistemimin e lumit, ndërtimin e hapësirave të gjelbra dhe zonave rekrative. Në të dy anët e lumit do të shtrihet Unaza e Madhe e cila është parashikuar të jetë me 8 korsi.
Drejtuesit e Fondit të Abu Dabit kanë shprehur mbështetjen për këtë projekt dhe kanë garantuar Kryebashkiakun Basha, për shqyrtimin me përparësi të mundësisë së financimit të këtij projekti, kostoja e të cilit është 114 milionë euro.
Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë së Abu Dabit, i pranishëm në këtë takim, ka shprehur interesin e investitorëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për të investuar në realizimin e këtij projekti dhe projekteve të tjera në Tiranë.