E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Durres

Një këmbësor u përplas nga një automjet, drejtuesi i te cilit u largua nga vendi i ngjarjes. Aksidenti rrugor ndodhi ne një vend te populluar tek stacionit i Trenit ne qytetin e Durrësit. 
I dëmtuari, Vehbi Hasani 57 vjeç, banor i lagjes 18, u dërgua ne spitalin rajonal dhe sipas mjekeve ai ndodhet ne gjendje kritike për jetën. Policia është vene ne kërkim te autorit te aksidentit i cili ka mundur te kaloje edhe dy postoblloqe rrugore.   
Ne vendin ku ka ndodhur ngjarja mungon një mbikalim për këmbësoret për te kaluar nga njëra ane e rrugës ne tjetrën. Ky shqetësim është bere prezent edhe nga policia, e cila sipas statistikave konstaton se numri I aksidenteve ne aksin rrugore Ura e Dajlanit- Durrës vjen ne rritje. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›