Vizat Malmstrom-Berisha Te merren masa per shkelesit e rregullave
Në përfundim të ditës së parë të ministrarialit të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, komisionerja për Drejtësinë në Bashkimin Europian Sesilja Malmstrom, ka bërë thirrje për marrjen e masave me qëllim parandalimin e azilkërkuesve në vendet e hapësirës Shengen. Zonja Malmstrom, theksoi se Komisioni Europian është i angazhuar për funksionimin e procesit të liberalizimit të vizave.
“Diskutuam mbi liberalizimin e vizave, që është një arritje e madhe vendeve të Ballkanit Perëdimor dhe procesit të tyre integrues në Bashkimin Europian. Nga ana e Komisionit Europian ekziston vendosmëria për të vazhduar këtë proces. Edhe pse pjesa dërrmuese e qytetarëve e shfrytëzojnë liberalizimin e vizave për të udhëtuar, ekzistojnë shqetësime nga kërkesat false apo të pathemelta për azil. Por shumë shumë pak nga ata që aplikojnë për azil arrijnë ta fitojnë atë. Vendet e Ballkanit Perëndimopr duhet të provojnë se mund të marrin përgjegjësitë e tyre. Unë personalisht jam shumë e angazhuar për funksionimin e procesit të liberalizimit të vizave, por na duhet mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat duhet të veprojnë kundër këtij fenomeni”- u shpreh komisionerja.
Komisionerja Malmstrom theksoi se edhe pse kanë lindur shqetësime nga abuzimet me procesin e liberalizimit të vizave, nuk ka asnjë vendim nga ana e Komisionit Europian për rivendosjen e regjimit të vizave.
“Nuk ekziston një vendim për anulimin e procesit të liberalizimit të vizave, thjesht ka diskutime. Nuk do të ketë asnjë vendim të drejtpërdrejt dhe që do të hyjë në fuqi menjëherë. Diskutimi nuk i adresohet vetëm vendeve të Ballkanit Perëndimor, por për të gjitha vendet e botës me të cilat ne kemi marrëveshje për liberalizim të vizave. Nëse do të ketë një propozim, do të vijë ngë Komisioni Europian, i cili më pas do të duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe më pas do të duhet të miratohet me shumicë të cilësuar në Parlamentin Europian”-tha Malmstrom.
Duke nënvizuar rëndësinë e procesit të liberalizmit të vizave, Komisionreja Malmstrom theksoi rendësinë e ruajtjes së integritetit të sistemit.
Vizat, Berisha: Të merren masa për shkelësit e rregullave
Qeveria e Shqipërisë është e gatshme për të nënshkruar çdo marrëveshje me vendet e Bashkimit Europian, me qëllim parandalimin e azilkërkuese abuzivë, të cilët dëmtojnë ndjeshëm liberalizimin e vizave. Kështu është shprehur Kryeministri Sali Berisha gjatë Ministerialit të ministrave të Brendshëm dhe ata të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor. Për kreun e qeverisë, të gjithë duhen të punojnë për krijimin e një kuadri më të mirë ligjor.
Kryeministri Berisha, deklaroi se është në interesin jo vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të Bashkimit Europian, që të merren masat më eficiente për të parandaluar abuzimet me kërkesat për azil.
Gjatë punimeve dyditore të ministrerialit, do të diskutohet problematika që shoqëron procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit.