Kapet prostituta 5 mijë lekëshe
Antitrafiqet pranë policisë së Tiranës çojnë në qeli një 37-vjeçare, pasi u kap teksa prostituonte. Tereza Gega, 37-vjeçe, lindur në Mirditë dhe banuese në Fier është arrestuar ditën e djeshme nga seksioni i luftës kundër trafiqeve sepse është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion kundrejt pagesës 5000 lekë, në një hotel në rrugën "Artan Lenja", në afërsi të konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Burime nga policia thanë se agjentët e antitrafiqeve kishin siguruar informacione për "aktivitetin" e 37-vjeçares ndaj dhe ishin vënë në lëvizje për kapjen e saj. Ditën e djeshme gruaja ishte "rehatuar" në një lokal në kryeqytet ku kryente marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave. Por ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur kapjen e saj si dhe shoqërimin e klientit i cili pasi u mor në pyetje u la i lirë. Burime nga policia thanë se klienti ka shpjeguar se kishte paguar 5000 lekë për të kryer marrëdhënie seksuale me Gegan. Kjo e fundit u arrestua pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të "ushtrimit të prostitucionit".