Kapet shijakasi i kërkuar për drogë
Kapet shijakasi në kërkim për trafik droge. Rreth orës 12:45, Sektori Operacional dhe i Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e policisë së Shijakut, bënë të mundur ndalimin e shtetasit Alzan Keçi, 30 vjeç, nga lagjja "Popullore" e Shijakut. Ndalimi i tij u bë për arsye se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në nëntor të vitit 2007 ka njohur vendimin e Gjykatës Italiane, e cila e ka dënuar Keçin me shtatë vjet e tetë muaj burg për veprën penale të "trafikimit të lëndëve narkotike". Gjykata e Durrësit e ka konvertuar këtë dënim në 6 vjet e 7 muaj heqje lirie. Ai u kap në fshatin Gjepalaj.