E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur roja i elektrikut

Roja e nënstacionit elektrik të Rrashbullit në Durrës është gjendur i vdekur. Mëngjesin e djeshëm, njeriu që ruante gjatë natës këtë objekt të rëndësishëm është gjetur pajetë në vendin e punës nga kolegët e tij që kishin shkuar për të marrë shërbimin. Viktima quhet Ramazan Domi, 50 vjeç, nga qyteti i Durrësit. Pas sinjalizimit nga kolegët, drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar menjëherë ekspertë të grupit hetimor, të cilët kanë konstatuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore. 50-vjeçari ka pësuar infarkt të miokardit gjatë natës dhe mungesa e ndihmës ka bërë që goditja në zemër të jetë fatale për të.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›