Prespa mbushet me peshq të ngordhur
Mijëra peshq të ngordhur kanë dalë në sipërfaqen dhe bregun e liqenit të Prespës së Madhe. Ngordhja masive e peshqve ka prekur vetëm speciet e vogla, pasi i gjithë bregu i liqenit është mbushur nga cironka të ngordhura, të cilat të ekspozuara në diell kanë nisur të dekompozohen, duke përhapur një erë të keqe në zonën përreth.
Kanë qenë peshkatarët të parët që e kanë konstatuar këtë fenomen, kur kanë parë se në një pjesë të bregut të liqenit kishin dalë peshq të vegjël të ngordhur, duke ndërprerë kështu peshkimin nga frika se peshku në ujë mund të ishte i infektuar. Peshkatarët e zonës së Liqenasit kanë sinjalizuar për këtë fenomen komunën, por dy ditë pas daljes në breg të peshqve nuk është marrë asnjë masë dhe nuk janë kryer kontrolle dhe analiza.
Banorët e zonës nuk dinë ta shpjegojnë se çfarë mund të ketë ndodhur që ka shkaktuar këtë fenomen, i cili është lokalizuar në një pjesë të bregut të liqenit, ku ka edhe bimësi.
Sipas tyre, versionet për shkaqet mund të jenë të shumta, ndërsa ata shprehen se një nga shkaqet kryesore mund të jetë ndotja e ujit të liqenit dhe rritja e bimësisë helmuese që nuk lejon rritjen e peshqve të vegjël.
Nga ana e komunës deklarohet se nga verifikimet e para nuk është konstatuar të jetë hedhur lëndë plasëse për peshkim, pasi ky ka qenë edhe dyshimi i parë. Ngordhja e peshqve, kryesisht cironkave, si pasojë e ndryshimeve që ka pësuar liqeni i Prespës dhe ndotja e ujit, ka ndodhur dhe më parë.
"Këtu ka dy ditë që qelbet erë e keqe nga peshqit e ngordhur dhe nuk është marrë asnjë masë dhe nuk janë bërë fare analiza. Vetë banorët kanë bërë gropa dhe po i groposin peshqit, se nga dielli ata janë kalbur dhe ka miza dhe erë të keqe. Nuk e marrim vesh fare nga se ka ardhur kjo, por disa tonë peshq të vegjël kanë dalë në breg. Kjo mund të ketë ndodhur nga bimësia ose nga vetë liqeni, se edhe më parë në mes të liqenit pati një lëvizje të nivelit të ujit dhe dolën peshqit e ngordhur", thotë një nga banorët.
Edhe pse ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një infektim të peshkut, sipas veterinerit do të njoftohet Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit për të marrë kampione për analiza të mëtejshme.
"Ende nuk kemi një shkak. Mund të ketë ardhur nga barishtet e këqija. Mund të ketë ndodhur edhe nga ndonjë infeksion, por duhet të bëhen më parë analizat dhe të merret një kampion", thotë Eftimi Sotiri, veterineri i komunës.
Sipas kryeplakut të zonës, kjo situatë ka çuar në ndotjen e plazhit dhe në ndalimin e peshkimit, duke pezulluar çdo veprimtari. Ai thotë se nga vaditja e tokave mund të jenë shkarkuar në liqen elementë të dëmshëm kimikë, megjithatë më shumë se kjo, banorët e zonës mendojnë se ngordhja ka lidhje me vetë liqenin.
Në zonat e mbushura me peshq të ngordhur, banorët kanë nisur të hapin gropa për t‘i groposur, me qëllim ndalimin e përhapjes së ndonjë sëmundjeje.
Sipas veterinerit të komunës, pritet që këto ditë të vijnë inspektorë nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar për analiza laboratorike.
Tre vjet më parë ky fenomen u shpjegua nga specialistët me lëvizjet tektonike të liqenit të Prespës, që çuan në çlirimin e gazrave dhe ngordhjen e specieve të vogla që rriten në liqen. Një sasi e konsiderueshme peshku të ngordhur u evidentua në atë kohë dhe në pjesën maqedonase të liqenit.
Pritet që analizat të tregojnë nëse fauna e liqenit të Prespës është prekur sërish nga ky fenomen natyror dhe nëse kanë ndikuar lëvizjet tektonike në shtetin fqinj.