E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet shoqeruesi i klandestineve kerkohej qe nga 2008-a



TIRANE - Shoqeronte emigrantet per te kaluar ne menyre klandestine per ne Greqi arrestohet nje 53-vjecar. Policia e Tiranes ka bere te ditur se ne vazhdim te operacionit policor te koduar Korridori i lire i nisur qe ne vitin 2008 ne saje te hetimeve disamujore te kryera nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar u be i mundur arrestimi i Besim Bales i cili akuzohet per ndihme te paligjshem te kalimit te kufirit. Burime nga policia bejne me dije se Bala 53 vjec eshte ndaluar pasi ne periudha te ndryshme kohore ne bashkepunim me persona te tjere disa prej te cileve jane arrestuar gjate operacionit te meparshem policor ka transportuar shoqeruar dhe realizuar kontrabandimin e disa shtetasve shqiptare duke kaluar ne menyre te paligjshme kufijte e Shqiperise dhe te Greqise per ti cuar ne drejtim te vendeve te Bashkimit Europian. Nga hetimet e kryera nga strukturat e Policise se Shtetit ka rezultuar se shtetasi Besim Bala ishte pjese e nje grupi kriminal nderkufitar ne kete fushe. Arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me Vendimin Nr. 872 date 16 shtator 2010 ka vendosur masen e sigurise arrest ne burg per vepren penale ndihma per kalim te paligjshem te kufijve.

22 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›