Bizneset me 2 milione leke xhiro ne vit ne janar fillojne me TVSH-e
Vetem bizneset ambulante do te mund ti shpetojne pageses se TVSH-se nga l janari i vitit te ardhshem. Ministria e Financave ne kuader te disa ndryshimeve te ligjeve e akteve nenligjore parashikon qe te gjitha bizneset te cilat realizojne 2 milione leke te reja xhiro ne nje vit duhet te hyjne ne skemen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar. Dikasteri ka pergatitur tashme projektvendimin qe duhet te hyje ne fuqi pas miratimit nga qeveria nga dita e pare e vitit te ardhshem. Nga 1 janari 2010 qeveria uli kufirin ne 5 milione leke xhiro. Nga prilli 2010 ka hyre ne fuqi edhe nje VKM-e tjeter ne te cilen kufiri minimal i regjistrimit te profesioneve te lira caktohej 2 milione leke. Ulja e nivelit te regjistrimit per TVSH-ne nga 5 milione ne 2 milione behet per zgjerimin e bazes se taksueshme per TVSH-ne- theksohet ne relacionin e projektvendimit. Ulja e skemes nga 5 ne 2 milione leke xhiro ne vit duket se mbyll perfundimisht te gjithe ciklin e pagimit dhe transmetimit te TVSH-se nga importuesi apo prodhuesi deri te paguesi fundor qe eshte konsumatori.
Shpjegimi i financave
Sipas relacionit qe shoqeron propozimin e Ministrise se Financave ulja e nivelit te regjistrimit per TVSH-ne nga 5 ne 2 milion behet per zgjerimin e bazes se taksueshme per TVSH. Kjo do te sjelle nje rritje te numrit te personave fizike apo juridike te cilet deklarojne TVSH rritje te barazise mes bizneseve rritje te transaksioneve bankare kufizon ne menyre te ndjeshme rreziqet e mosdeklarimit dhe evazionit rrit transparencen e cirkuitit ekonomik ne vend rrit te ardhurat ne buxhetin e shtetit- ka deklaruar MF-ja. Duhet theksuar fakti se nga prilli i vitit 2010 ka hyre ne fuqi Vendimi Nr.149 Date 03.03.2010 ne te cilen kufiri minimal i regjistrimit te profesioneve te lira eshte 2 milion leke. Me stadin aktual ekonomik me rritjen e ndergjegjesimit tatimpagues dhe forcimin e rolit te administrates tatimore qendrore ndryshimi i propozuar vjen ne kohen e duhur dhe i jep nje impuls pozitiv ekonomise se vendit. Fondi Monetar ka kerkuar vazhdimisht qe te zgjerohet baza e tatueshme dhe MF-ja ka gjetur pikerisht uljen e pragut te TVSH-se per te zbatuar kete zgjerim.
Efektet
Zgjerimi i bazes se TVSH eshte nje kerkese e vazhdueshme e biznesit te madh. Ky i fundit detyrohej te shiste mallin ne hallken e parafundit te biznesi i vogel jo me fature TVSH. Ne kete menyre edhe skema e rimbursimit te TVSH ngecte ne hallken e fundit. Nga ana tjeter duke qene se shumica e bizneseve ne vend ishin deklaruar me xhiro nen 5 milione leke edhe tatimet e kishin te veshtire te mbyllnin skemen e xhirimit te nje malli nga prodhimi apo importi deri ne shitjen finale te tij. Ulja e pragut ne 2 milione leke xhiro do te beje qe te zgjerohet edhe faturimi me kasa deri ne kete pike. Tashme pritet qe tatimet ta kene me ne kontroll skemen e xhiros se mallrave dhe sherbimeve. Nga ana tjeter formalizimin deri ne kete nivel te ulet te xhiros sigurisht qe do te transformohet ne rritje te cmimeve.
Pasojat e TVSH-se te dyqanet dhe subjektet e vogla
Me nje llogaritje te thjeshte nje dyqan qe realizon mesatarisht ne dite 5500 leke xhiro jo fitim duhet te perdore fatura te posacme blloqe TVSH-je si dhe duhet te deklaroje prane Tatimeve perkatese edhe kete ze te ardhurash cka kerkon nje pune plus qe vete pronaret e vegjel nuk jane mesuar ta bejne. Veshtire se ka qofte edhe nje dyqan ushqimor lagjeje qe nuk arrin te realizoje ne dite nje shifer sa ajo e siperpermendur. Pra me kete projekt Financat mbyllin ciklin duke eliminuar termin biznes i vogel te pakten ne ate aspekt qe ka te beje me skemen e TVSH-se. Ne momentin e aplikimit te TVSH-se per here te pare ne Shqiperi ne vitin 1996 qarkullimi i tatueshem ishte mbi 2 milione leke por me nje shkalle standarde tatimore te ndryshme nga ajo aktuale 12.5. Ne janar te vitit 1998 pragu i regjistrimit shkoi ne 5 milione leke me shkalle standarde 20 dhe qe nga janari 2001 pragu i regjistrimit ka qene 8 milione leke. Edhe pse ne relacionin e MF-se nuk flitet per kosto financiare zbatimi i pare i shkurtimit te skemes nga 8 milione ne 5 milione leke xhiro vjetore tregoi se shume aktivitete private zbatuan shtesen prej 20 per qind duke e faturuar kete te cmimi final. Sipas parashikimeve paraprake pritet qe me shume se 90 mije biznese ose pothuajse te gjithe bizneset e vendit te futen ne skemen e TVSH. Aktualisht nga 1 janari kur skema e TVSH zbriti nga 8 ne 5 milione leke xhiro bizneset qe paguanin TVSH ishin rreth 25 mije ne te gjithe vendin.
22 Shtator 2010