Kapet shqiptari, i denuar per vjedhje bankash
Itali-Ka rene ne prangat e policise italiane, nje i ri shqiptar i shumekerkuar nga drejtesia shqiptare. Sipas informacionit te dhene nga mediat italiane, shqiptari 34-vjecar emri i te cilit nuk behet i ditur, eshte arrestuar ne nje nga lokalet e provinces se Xhenoas, teksa ishte duke qendruar se bashku me disa bashkepatriote te tij. Policia italiane kishte marre informacion per vendndodhjen e tij dhe ne baze te te dhenave per kete person, ka kryer edhe arrestimin e tij. Behet e ditur se kane qene karabinieret e Karaskos, ata qe kane prangosur shqiptarin e kerkuar. Nga informacionet qe publikojne edhe mediat e vendit fqinj, mesohet se shqiptari rezulton te jete denuar nga drejtesia shqiptare me 15 vjet burg, per vepren penale te vjedhjes. Ne skeden e tij rezulton se ai eshte autor i vjedhjeve te disa bankave ne Shqiperi. I shpallur ne kerkim ai ka mundur te largohet nga vendi, per t'iu fshehur policise. Sipas informacioneve, mesohet se ai ka mundur te largohet nga Shqiperia, jo me vize te rregullt, por ne menyre klandestine nepermjet nje gomoneje. Policia italiane pasi ka siguruar te gjitha informacionet e duhura, eshte bindur per personin qe ishte ne kerkim dhe ka kryer edhe arrestimin e tij. Tashme pritet qe autoritetet italiane, t'ia dorezojne kete person drejtesise shqiptare.