E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrohet plaku, dyshohet pronesia

Patos- Masakrohet dhe lihet te vdese ne mes te ares, nje i moshuar ne qytetin e Patosit. Trupi i pajete i 70-vjecarit Ferit Hoxha, u gjet nga familjaret mengjesin e djeshem i pergjakur dhe me plage te shumta, te shkaktuara nga sende te forta. Burime zyrtare te policise konfirmuan ngjarjen dhe bene me dije, se kane dy emrat e autoreve per kete krim dhe i kane shoqeruar ne cilesine e te dyshuarve, pa dhene identitetet e tyre per shkak te hetimit. Si shkak i vrasjes dyshohet te jete konflikti i pronesise.

Familjaret ishin shqetesuar per mungesen e familjarit te tyre ne banese dhe kane dyshuar per nje humbje te tij ne momentin e pare. Kane kontrolluar perreth baneses mengjesin e djeshem, por pa mundur ta gjenin. Duke menduar se mund te ishte ne aren e familjes, te afermit kane shkuar per te pare nese gjendej aty. Por kane gjetur te shtrire pertoke dhe te pajete trupin e 70-vjecarit Ferit Hoxha. Menjehere njoftuan Policine e Patosit dhe te Fierit, qe mberriten ne vendngjarje per te kryer hetimet. Trupi nuk eshte levizur nga vendi ku u gjet, per te ndihmuar hetimet dhe ekspertet ne verifikimin e gjurmeve. Nga deshmite e marra tek familjaret, mesohet se i moshuari ka dale heret ne mengjes nga banesa, por nuk eshte kthyer me. Ekspertet konstatuan ne pjese te ndryshme te trupit plage dhe hematoma te shkaktuara me sende te forta. Po keshtu plage ka pasur edhe ne pjesen e kokes dhe ne vendngjarje u gjeten njolla te gjakut. Sipas mjekeve shkaku i vdekjes ka qene goditja me sende te forta ne pjesen e kokes dhe mosdhenia e ndihmes ndaj te moshuarit, per ta cuar ne spital. Mjeti me te cilin eshte kryer krimi mendohet te jete pervec grushteve, edhe ndonje hu gardhi apo gur. Dyshohet se autoret kane qene dy persona, te cilet policia i ka shoqeruar menjehere pas deshmise se familjareve per konflikte te hershme pronesie, me nje tjeter familje ne Patos. Toka ndodhej jo shume larg baneses, ndaj dhe hetimet cuan ne shoqerimin e dy te dyshuarve, emrat e te cileve nuk u publikuan. Te shoqeruarit mohuan te kishin kryer krimin, megjithese kane pasur pretendime per pronesine e siperfaqes se tokes. Burime zyrtare te policise konfirmuan se pista kryesore e hetimit eshte ajo e konflikteve te pronesise dhe pista e dyte nje grindje banale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›