E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi i bllokuar, helikopteri e nxjerr nga lumi

MAT- Skuadrat e shpetimit kane nxjerre mengjesin e djeshem nga lumi Mat, shoferin i cili me kamionin e tij ra mbremjen e se enjtes dhe mbeti i bllokuar per 12 ore. Me gjithe perpjekjet e bera nga policia vendore, nxjerrja e Nikoll Nikollit ka qene e veshtire dhe ai eshte detyruar te kaloje naten ne kabine, i rrezikuar nga prurjet e shumta te lumit si pasoje e shirave te rrembyeshem. Burime zyrtare bene me dije se per te mundesuar shpetimin e 50-vjecarit eshte kerkuar ndihma e nje helikopteri te Ministrise se Mbrojtjes, pasi nderhyrjet e tjera ishin te pamundura per shkak te prurjeve te lumit. Kerkimet u nderprene gjate nates per shkak te pamundesise per te kerkuar ne erresire. Kurse dje ne oret e para te mengjesit, skuadrat e shpetimit nisen operacionin dhe pasi e kane lokalizuar vendndodhjen, nderhyne per te nxjerre shoferin Nikoll Nikolli nga kabina e kamionit. Shoferi aktualisht ndodhet per mjekime ne spital per shkak te frakturave te shumta pas aksidentit, por edhe kalimit te nates ne te ftohte. Ngjarja ndodhi mbremjen e se enjtes, kur Nikolli udhetonte me kamionin e tij ne aksin Milot-Mat dhe ujerat rrembyen mjetin ne thellesi, duke i rrezikuar edhe jeten. Po dje nje 35-vjecar ka rrezikuar jeten ne kete zone, pasi ujerat e lumit Mat e kishin rrembyer teksa perpiqej ta kalonte ne kembe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›