E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet shqiptari në Itali, do merrte peng biznesmenin



ITALI, VENECIA – Prangoset shqiptari që planifikonte pengmarrjen e një biznesmeni italian në zonën e Venecias. Mediat italiane pohuan dje se karabinierët e kanë vënë në pranga 26-vjeçarin shqiptar Eduard Keta, së bashku me bashkëpunëtorin e tij italian, Gjon Moreti, 30 vjeç. Sipas policisë italiane, dy të rinjtë kishin organizuar më së miri planin për ta mbajtur peng italianin derisa të grabitnin shtëpinë dhe kompaninë e tij. Pas arrestimit të tyre, në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga gjykata, hetimet nxorën se shqiptari Keta ishte anëtar i një familjeje të frikshme në botën e krimit në zonën e veriut të Italisë. Mediat italiane kanë pohuar se të gjithë anëtarët e klanit të ku bënte pjesë shqiptari jetonin vetëm duke grabitur. Po kështu, edhe shoku i tij Gjon Moreti, ka të njëjtin precedente në fushën e krimit. Aktualisht këta dyshohet të jenë autorë të një grabitjeje të ndodhur në Milano dhe Riviera del Brenta kundër supermarketeve dhe bankave. Sipas policisë, grupi e ushtronte aktivitetin midis krahinave të Padovës, Venecias, Trevisos, Pordenones, Udines dhe Rovigos. Pre e grabitësve në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë kioskat e cigareve, bankat dhe supermarketet. Zbulimi i tyre është bërë nëpërmjet përgjimit të celularëve, ndërsa më pas policia i ka përgjuar edhe në ambiente të ndryshme si dhe makina. fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›