E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, kapet 135 kg drogë e nisur nga Shqipëria



MAQEDONI, SHKUP – Kapen 135 kilogramë drogë shqiptare, do dërgohej në Zvicër. Mediat maqedonase pohuan dje se policia e këtij vendi kishte sekuestruar lëndën narkotike në mjetin dy shqiptaro-maqedonasve, që po lëvizte në autostradën Veles-Negotinë. Policia vuri në pranga dy pronarët e lëndës narkotike të llojit hashash, si dhe një person tjetër që ecte përpara me makinë, duke i sinjalizuar dy transportuesit për lëvizjet e policisë. Zëdhënësi i policisë maqedonase pohoi dje për mediat se droga para një muaji ishte porositur nga Shqipëria, ndërsa ishte dërguar në Gostivar, me synimin që të trafikohej në Zvicër, ku do të kishte një vlerë prej 500 mijë euro. Ndaj të arrestuarve bëhet e ditur se është vendosur masa e sigurisë arrest në burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›