Vjedhjet e banesave të plazhistëve,Policia e Tiranës shton patrullat
Blutë e kryeqytetit, në bazë të një urdhri të dhënë nga krerët e këtij dikasteri, kanë përforcuar patrullimin nëpër lagje për të shmangur vjedhjet e banesave të qytetarëve të larguar drejt plazheve. Nga përvoja e viteve të kaluara, muaji gusht shihet si më problematiku për nga numri i banesave të vjedhura.
TIRANE – Largimi i kryeqytetasve drejt plazheve gjatë këtij muaji ka bërë që Policia e Tiranës të shtojë patrullimet nëpër lagje. Burime nga uniformat blu të kryeqytetit pohojnë se nëpërmjet urdhrave që kanë dhënë krerët e këtij institucioni, efektivët e Patrullave të Përgjithshme kanë nisur të shtojnë praninë e tyre nëpër lagje të ndryshme, për të parandaluar vjedhjet e banesave që kanë mbetur bosh gjatë këtij muaji. Po kështu mësohet se edhe efektivët e kryeqytetit që gjatë muajve të tjerë kanë qenë angazhuar nëpër institucione që mbyllen në gusht për të shkak të pushimeve, tashmë janë dërguar përkrah kolegëve të tyre në patrullimin e lagjeve. Këtë profil të ri pune këta efektivë do ta vazhdojnë provizorisht deri në fillim të muajit shtator, kur do kthehen sërish në vendet e tyre. Burime nga Policia e Tiranës pohuan pak ditë më parë se gjatë muajit gusht ka pasur shtim të numrit të vjedhjeve të banesave. Kjo për faktin se në mjaft raste shtëpitë mbeten bosh, si pasojë e largimit të pronarëve drejt plazheve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Sipas bluve, numri më i madh i vjedhjeve në muajin gusht ndodhin gjatë fundjavave, kur kryeqyteti thuajse braktiset, pasi banorët i drejtohen kryesisht plazhit të Durrësit dhe zonave të tjera turistike periferike. Pikërisht këto momente shfrytëzohen nga vjedhësit e banesave, të cilët nisin aktivitetin e tyre duke vjedhur para dhe sende me vlerë nëpër banesat e kryeqytetasve. Policia pohon se shtimi i patrullimeve nëpër lagje pritet të ulë numrin e vjedhjeve, të cilat për nga numri zënë pjesën dërmuese të krimit në Tiranë. fa.ma.