E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet simpatizanti i LSI, plagosi me thikë simpatizantin e PS

TIRANË- Policia e Tiranës deklaron se është bërë e mundur kapja e autorit që plagosi dje 16-vjecarin Ali Doci, simpatizant të Partisë Socialiste pranë qendrës Kristal pak para se të niste një takim i kresocialistit Rama me banorë të njësisë nr.5.

Autori është Arbër Llazar Ristani, 21 vjeç, me banim në Tiranë. Autori, simpatizant i LSI-së është përfshirë në një sherr me simpatizantë të PS, ku i plagosur mbeti mbrëmë 16-vjecari.

“Kapja e menjëhershme e autorit të dyshuar të kësaj plagosje u arrit në afërsi të rrugës “Margarita Tutulani” në Tiranë, ku autori i dyshuar ndodhej në një banesë”,- thuhet në deklaratën e Policisë. Ndaj 21 vjeçarit Arbër Ristani, aktualisht po merret masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të vepër penale e parashikuar nga neni 89 të Kodit Penal.

Vetë kryesocialisti Rama vizitoi sot në spital të riun Doci, ndërsa bëri përgjegjës edhe njëherë simpatizantët e LSI-së për këtë sulm.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›