Kume: Numërimi elektronik është i mundshëm, mos u tërhiqni
TIRANE - Pavarësisht thirrjeve të ODIHR për të qëndruar larg teknologjisë në zgjedhje minimalisht 3 vitet e ardhshme, Kristaq Kume deklaron se komisioni i reformës nuk duhet të tërhiqet nga ky konsensus. Ish-kreu i KQZ-së shprehet se 10 deputetët e reformës duhet të plotësojnë dispozitat e kodit për t'i paraprirë çdo lloj abuzimi me teknologjinë dhe jo ta aplikojnë atë pjesërisht apo mos të aplikojnë fare.
"Se sa dhe si mund të krijohen probleme gjatë momentit të leximit të kartës së identitetit të zgjedhësit shqiptar lidhur me privacinë e të dhënave të tij duhet të trajtohet si një ndër problematikat që mund të zgjidhen shumë mirë në kuadër të hartimit të dispozitave ligjore të cilat e bëjnë të pamundur përdorimin abuziv të rekordeve të zgjedhësit.
Kurse sa i përket leximit optik të votave, i gjithë problemi nga ngarkesa e madhe që ka aktualisht sot si rezultat i realizimit të tij nga njeriu, i dyti do të realizohet nga një teknik. Të jetë i mirëdetajuar qartë, për të mos lënë hapësira dhe ekuivoke në përdorim", - tha Kristaq Kume. Ish-drejtuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shprehet se si identifikimi elektronik i zgjedhësve ashtu dhe numërimi elektronik nuk kanë nevojë për testime lokale, por mund të përdoren pa frikë që në 2013-ën.
"S'ka nevojë për praktika nëse bëhet për votim elektronik, proces në të cilin përfshihet dhe zgjedhësi shqiptar, natyrisht kjo nuk mund të bëhet dot menjëherë dhe do kërkonte kohë të nevojshme për tu përvetësuar si e tillë", - deklaroi z.Kume.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)