Delegacioni shqiptar ne KiE rakordon qendrimet
Ate qe per nje vit e gjysme nuk e bene dot nderkombetaret per politiken shqiptare arriti me ne fund ta bej Dick Marty. Shtate deputete te PS-se dhe PD-se kane unifikuar pas shume kohesh qendrimin per tu perballur ne Keshillin e Europes me raportin e Dick Marty. Ne mbledhjen e djeshme ne kryesine e Kuvendit drejtuar nga kryetari i delegacionit shqiptar Ilir Rusmali kater deputete demokrate dhe tre deputete socialist kane rene dakord ne parim per qendrimin qe do te mbajne ne asamblene parlamentare te Keshillit te Europes. Raporti zyrtar i pales shqiptare do te nise te perpilohet diten e enjte po ne kryesine e Kuvendit. Raporti do te lexohet nga kater perfaqesues te Shqiperise mes tyre do te jete edhe kryeministri Berisha i cili bazohet ne raportin e Shqiperise anti-Marty ne Strasburg. Asambleja do te nise punimet ne daten 24 janar ku do te jete i pranishem edhe delegacioni i pare shqiptare i perfaqesuar ne nivel deputetesh. Nga ky delegacion eshte caktuar qe te mbajne fjalen kater anetare te delegacionit. Ilir Rusmali drejton delegacionin i cili kryesohet nga Arben Ahmetaj Damian Gjiknuri Mesila Doda Arenca Trashani Kastriot Islami dhe Shpetim Idrizi. Ndersa delegacioni i dyte do te kryesohet nga Kryeministri Sali Berisha i cili do te mberrije ne te njejten dite me Kryeministrin e Serbise Boris Tadic. Ne raportin e Dik Martit i cili do prezantohet me 25 janar akuzohet ne menyre te drejtperdrejte Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i cili si ish-komandant i Ushtrise lirimtare te Kosoves ka trafikuar organet e ushtareve serbe.
.