E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja e Priftit, Meta: Përgjimi, shantazh lë imunitetin

TIRANE-Zv kryeministri e cilësoi përgjimin të “montuar, të pështirë,të neveritshëm.. dhe shantazh për tu ulur në pazare politike me Edi Ramën”. Në një konferencë për shtyp nga ministria e Energjetikës ministri deklaron se i ka dërguar një letër kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli ku zyrtarisht e informon “për lënien menjëhershme përgjithmonë të imunitetit si shprehje e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe forcimin e shtetit ligjor”

“Përgjimi është bërë në kushtet kur personi ka menduar për të bërë një shantazh jo për të luftuar korrupsionin por për të mbrojtur aferat korruptive. Të jeni të sigurit se kjo ministri do bëhet një shembull i transparencës, ashtu si edhe unë jam sot para jush me fakte dhe dokumente dhe vullnet të kristaltë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Sulme politike, lojra politike kam pasur dhe do të kem dhe për 20 40 vitet e arshme por unë jam këtu për të qëndruar me transparencvë dhe integritet këtyre politike sulmeve”- deklaroi Meta. Ai nuk pranoi të interpretonte bisedën në video duke shtuar se është "një montazh”
VIDEOJA
Një aferë korruptive ndërmjet zv kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, është bërë publik dje nëpërmjet një videoje. Biseda është zhvilluar më datën 1 mars të vitit 2010 në zyrën e ministrit të Ekonomisë së asaj kohe, Prifti, ndërsa Meta në atë kohë mbante postin e zv/kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm. Videoja është publikuar mbrëmë nga emisioni investigativ “Fiks Fare”.
Takimi është zhvilluar në ora 13:27 në zyrën e Priftit. Në këtë bisedë jo shumë miqësore dhe të tensionuar, e cila ka zgjatur për shtatë minuta, Meta i kërkon llogari për faktin se pse nuk i kishte kryer porositë e lëna. Ndërsa biseda zhvillohet për dhënien e një licence të një hidrocentrali. Në këtë përmendet dhe emri i personit që ka kërkuar hidrocentralin, Gimi. Këtu bëhet fjalë për pronarin e firmës “Egnatia”, Agim Çupi.  (vazhdon)
s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Videoja e Priftit, ja biseda e plotë PS: Kuvendi t’i heqë imunitetin Ilir Metës VIDEO: Video pergjimi denoncon aferat Meta- Prifti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›