Kapet vrasësi i taksistit dhe rojës së karburantit, tjetri helmoi veten
20/10/2011 Policia e Tiranës zbardh ngjarjen e 2010-s Vrasjet në Kavajë dhe në Plug të Lushnjës
TIRANË- Blutë e kryeqytetit i dhanë fund enigmës së vrasjes së taksistit dhe rojës së karburantit, duke zbuluar emrat e autorëve të kësaj masakre. Drejtori i policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj, dha dje detajet e këtij hetimi, që përfshiu blutë e Kavajës, Fierit, Krimet e Rënda dhe prokuroritë përkatëse dhe që nxori si përfundim se dy autorët fillimisht kishin udhëtuar me taksistin deri në Kavajë, ku e vranë dhe më pas ekzekutuan edhe rojën e karburantit në Lushnjë, ku ndaluan për të furnizuar makinën që e vodhën. Por njëri prej grabitësve, vetëm 17 vjeç, duket se nuk e ka duruar dot rrjedhën e ngjarjeve dhe para një muaji ishte vetëhelmuar me fostoksinë, ndërsa tjetrit iu vunë prangat në shtëpinë e tij në Libofshë të Fierit.
Hetimet, arrestimi, vetëhelmimi
Grupi i punës bëri dokumentimin ligjor të vjedhjes me pasojë vdekjen e shtetasit Urim Begu dhe vrasjen e shtetasit Petraq Mihali, ngjarje këto të ndodhura më datën 13 tetor 2010 në qytetin e Kavajës dhe në fshatin Plug të Lushnjës. Për zbulimin dhe dokumentimin e këtyre ngjarjeve është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i cili me punën intensive 1-vjeçare, me përdorimin e metodave speciale të hetimit të krimit, ka arritur të zbardhë tërësisht autorësinë e këtyre dy ngjarjeve të rënda, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve. Pardje, më datën 18 tetor 2011, rreth orës 23:30 u bë arrestimi në flagrancë i bashkautorit të dyshuar të vrasjeve të sipërpërmendura, i cili është shtetasi Jurgen Kule, 19 vjeç, banues në Libofshë Fier, i proceduar më parë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Arrestimi i tij u bë sepse dyshohet të jetë bashkautor në ngjarje edhe me shtetasin E.L. (aktualisht i vdekur pas konsumimit rreth 1 muaj më parë të fostoksinës). Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Kules u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoleta m 54 dhe një krehër me pesë copë fishekë. Kjo armë, e cila është përdorur në dy vrasjet e sipërpërmendura, sipas aktit të ekspertimit në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, ku gëzhojat e gjetura në dy ngjarjet ishin të qitura nga pistoleta. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy aparate celulare që i përkisnin taksistit të vrarë.
Rrjedhja e ngjarjeve
Shtetasit e lartpërmendur dyshohet se janë autorë të vjedhjes me armë në bashkëpunim, me pasojë vdekjen e taksistit Urim Begu, 48 vjeç, ngjarje e ndodhur më datën 13 tetor 2010 në rrethin e Kavajës dhe më pas të vrasjes së shtetasit Petraq Mihali, 53 vjeç, rojë e pikës së karburantit në fshatin Plug të rrethit të Lushnjës. Dyshohet se zanafilla e kësaj ngjarjeje ka qenë grabitja e taksistit Urim Begu, ku autorët kanë hipur në automjet në Tiranë dhe pas mbërritjes në Kavajë kanë grabitur dhe vrarë të ndjerin Urim Begu. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me automjetin e vjedhur dhe kanë ndaluar për të furnizuar automjetin në një pikë karburanti, ku kanë vrarë me armë zjarri rojën e këtij karburanti, shtetasin Petraq Mihali.