Trysnia e gazit pengon prokurorët, sekuestrohet dokumentacioni i ACR
20/10/2011 Hetimet, bllokohet urdhri i ministrit. Do të caktohet një ekspert i Gjeologjisë
BULQIZE- Aksidenti i rëndë i ndodhur në minierën e Bulqizës, ku humbi jetën një minator dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë, do të hetohet nga prokuroria e Dibrës, me qëllim nxjerrjen e shkakut dhe të rrethanave të këtij aksidenti. Për këtë dje në ambientet e kompanisë “ACR” me urdhër të drejtuesit të prokurorisë së Dibrës ka shkuar një grup hetimor, që mësohet se ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që tregon kriteret dhe kushtet e punës në minierën e Bulqizës. Mësohet se hetuesit kanë dashur të hyjnë dhe në galerinë ku ndodhi aksidenti i rëndë, por për shkaqe sigurie dhe trysnisë së lartë të gazit ata janë këshilluar që këtë veprim ta kryejnë disa ditë, pasi të jetë normalizuar situata në galeri. Burime pranë prokurorisë së Dibrës thanë se momentalisht do të verifikojnë me imtësi dokumentacionin që flet për kufijtë e punës në galeritë e dhëna me koncesion kompanisë austriake “ACR”. Mes dokumenteve të administruara ndodhet dhe urdhri i ministrit të Ekonomisë Nasip Naço, i cili urdhëronte ndalimin e punimeve në disa sektorë të galerive. Ndërkohë për sa i përket kryerjes së një ekspertize që do të tregonte dinamikën e ngjarjes në galerinë ku ndodhi aksidenti, burimet pranë prokurorisë thanë se do të caktojë një ekspert të gjeologji-minierave për të nxjerrë një konkluzion përfundimtar lidhur me dinamikën e ngjarjes së rëndë që i mori jetën minatorit Naim Shyti dhe plagosjen e 8 kolegëve të tij. Në vazhdën e hetimit të saponisur duket se në planin e prokurorisë është dhe marrja në pyetje e përfaqësuesve të kompanisë “ACR”, që momentalisht kanë të drejtën e shfrytëzimit të minierës. Në listën e dëshmitarëve do të jenë dhe minatorët e plagosur, të cilët pas përmirësimit të shëndetit do të merren në pyetje për të treguar shkaqet dhe rrethanat e incidentit në galeritë e minierës së kromit. Ndërkohë paralelisht me hetimin e prokurorisë ministria e Ekonomisë nëpërmjet specialistëve të saj është duke kryer një hetim mbi kushtet teknike në minierë dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi. Punë në minierë kishte rifilluar vetëm pak ditë më parë, pas tre muaj protestë të minatorëve. Këta të fundit ndër kërkesat themelore që i paraqisnin kompanisë “ACR”, shtronin dhe rritjen e nivelit të kushteve të punës brenda në galeritë e minierës.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon
Përgjegjës për tragjedinë ACR
dhe institucionet shtetërore
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në një letër të hapur, pasi i ka shprehur ngushëllimet familjes së minatorit të vdekur dhe shërim të plagosurve të tjerë në shpërthimin e ndodhur 2 ditë më parë në Minierën e Bulqizës, ka vënë gishtin te përgjegjësit, duke kërkuar dhe hetim të shpejtë. “Ngjarja e mësipërme në minierën e Bulqizës nuk është e para e këtij lloji dhe as e rastësishme. Ajo vjen si pasojë e situatës së rënduar të kushteve teknike në të cilat punojnë minatorët dhe si fenomen është i përsëritur. Na tërheq vëmendjen se ngjarja ka ndodhur fill pas ndërprerjes së grevës së minatorëve. kur, siç ishte premtuar, pritej përmirësimi i kushteve të punës. KSHH është e mendimit se në kushtet kur kjo minierë administrohet nga kompania austriake “ACR”, përgjegjësia direkt e saj për këtë ngjarje nuk përjashton përgjegjësinë e administratës publike përgjegjëse, e cila ka për detyrë të garantojë zbatimin e standardeve të sanksionuara në ligj në lidhje me kushtet e punës në miniera, me qëllim që të garantohet jeta e shëndeti i minatorëve dhe punonjësve të tjerë atje. Duke u njohur me deklaratën e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Minierave z. Nasip Naço, nëpërmjet së cilës deklarohej se që në datën 10 tetor ishte urdhëruar pezullimi i punës në këtë minierë, si dhe bazuar mbi faktin tragjik tashmë të vërtetuar, konstatojmë edhe një herë se minatorët kishin të drejtë në lidhje me kërkesat e parashtruara gjatë grevës së tyre. Nga ana tjetër situata tregon se urdhri i ministrit, i pashoqëruar me masat përkatëse që do të garantonin zbatimin e tij, nuk ka qenë një veprim efiçent dhe nuk shërbeu për parandalimin e humbjes së jetës dhe dëmtimin e shëndetit të minatorëve që punonin në atë minierë”, - thuhet në letrën e KSHH. KSHH u bën thirrje organeve të ngarkuara me kontrollin e zbatimit të dispozitave ligjore për sigurimin e jetës dhe shëndetit në vendin e punës të tregohen rigorozë në drejtim të standardeve në këtë drejtim. Ata nuk duhet të tërhiqen nga kryerja e detyrës dhe as të ndikohen nga presionet që mund t’u vijnë nga pronarët e bizneseve private ose administrata publike.
Stabilizohen 2 minatorët e tjerë
Minatori Hajri Koçi në gjendje të rëndë
Pas vdekjes së një minatori ditën e djeshme nga shpërthimi në minierën e Bulqizës, vazhdon të jetë në rrezik për jetën një prej minatorëve, i cili u plagos në incidentin e djeshëm. Sipas mjekëve, minatori Hajri Koçi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, ndërkohë që është stabilizuar gjendja shëndetësore e dy minatorëve Zaim Perkola dhe Basri Toska, që mbetën të plagosur për shkak të shpërthimit të gazit metan në minierë.
Aktualisht të tre minatorët ndodhen nën kujdesin e ekipit mjekësor. Mite, nëna e të plagosurit Zaim Perkola, tregon se djali i saj punon në minierë që prej 20 vjetësh. Nga shpërthimi në minierën e Bulqizës mbetën të plagosur 8 persona, ndërkohë që një prej tyre humbi jetën. Aktualisht puna në minierën e Bulqizës është ndërprerë deri në marrjen e një vendimi tjetër.
Tragjedia në minierë
Kryeministri Berisha viziton të plagosurit e Bulqizës
Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje minatorët e plagosur në minierën e Bulqizës, që ndodhen në trajtim intensiv në repartin e reanimacionit të Spitalit Amerikan në Tiranë. Pasi u njoh nga shefi i repartit të reanimacionit për gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e tyre, kreu i qeverisë vizitoi minatorët dhe u uroi atyre shërim të shpejtë. Ai siguroi se qeveria është e vendosur të japë ndihmën dhe mbështetjen e saj për shërimin e shpejtë të tyre. “Ky ishte një aksident i dhimbshëm dhe tragjik dhe qeveria është e vendosur, së bashku me mjekët, të bëjë çdo gjë për t’ju ndihmuar”, - tha Berisha. Nga shpërthimi brenda minierës së Bulqizës u aksidentuan 8 punonjës, nga të cilët Naim Shyti humbi jetën. Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes së minatorit, të cilëve u shprehu ngushëllimet për humbjen e të afërmit të tyre. “Të dashur familjarë të të ndjerit Naim Shyti, vdekja tragjike e njeriut tuaj të dashur, birit, babait, prindit, ishte një lajm shumë hidhërues për mua dhe familjen time, por edhe për qeverinë e vendit. Me këtë rast, duke ndarë me ju dhimbjen e kësaj humbje, ju shpreh ju familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit Naim Shyti ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutem që shpirti i tij të gjej paqen e merituar”, - shkruan kryeministri në mesazhin e ngushëllimit, sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë tij.
“Askush nuk na ka marrë në pyetje, kishim dhe eksploziv kur ndodhi shpërthimi”
Minatorët: Rinisim punën
nëse RISHM jep siguri
BULQIZË- Vetëm një ditë pas shpërthimin të minierën e Bulqizës, ngjarje në të cilën vdiq një minator e u plagosën 8 të tjerë, Këshilli Sindikal i Minatorëve pas mbledhjes vendosi që minatorët të rinisin punën, por vetëm më urdhër të RISHM.
“Jemi të gatshëm për punë, por presim vendimin e RISHM nëse miniera ka siguri.”
Lidhur me ngjarjen e rëndë, që tronditi dje Bulqizën dhe mbarë vendin, minatorët shprehen se në këto 40 orë askush nuk i ka marrë në pyetje nga ana e prokurorisë. Ata apelojnë që prokuroria të zbardhë ngjarjen. Minatorët mëngjesin e djeshëm morën vendimin që të pezullojnë punën. Minatorët e Bulqizës morën këtë vendim në shenjë proteste pas shpërthimit të djeshëm në nivelin e 16 të minierës të Bulqizës. Minatorët e Bulqizës do të përcjellin në banesën e fundit kolegun Naim Shyti 39-vjeç, i cili dje humbi jetën në minierë si pasojë e shpërthimit të gazit. Ndërkohë minatorët kanë bërë të ditur se pas ceremonisë mortore në orën 15:00 do të mblidhen me një përfaqësi të tyre dhe të sindikatës, ku do të vendosin hapat e mëtejshme që do të ndërmarrin, pasi sipas pretendimeve të minatorëve ata janë dërguar të punojnë në një zonë ku ishte paralajmëruar se kishte rrjedhje gazi, dhe ato nuk ishin të specializuar, në një kohë që RISHM e mohon këtë deklaratë. Minatorët që dje kanë qenë prezentë në shpërthimin e ndodhur, kanë rrëfyer se në çastin e shpërthimit ishin të pajisur me lëndë plasëse, të cilat mund të kishin rezultuar fatale për jetën e tyre, nëse ato nuk do ishin në një distancë të largët nga shpërthimi. Në një reagim për ngjarjen e ndodhur në Bulqizë ministri i METE Nasip Naço ka sqaruar se shpërthimi ka ndodhur pas vendimit të institucionit që ai drejton për pezullimin e punës në minierë, ndërkohë ka theksuar se do verifikohet për shkelje të këtij vendimi.