E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi bashkëmoshatarin, arrestohet 34-vjeçari

Forcat e policisë së Lezhës kanë bërë të mundur ndalimin e 34-vjeçarit Hilë Jaku, 34 vjeç nga fshati Dajç.

Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pasi ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar plagë të lehta një bashkëmoshatari të tij me inicialet L.G 34 vjeç banues në fshatin Dajç të rrethit Lezhë.

E për këtë arsye, ky person ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë që datën 29 dhjetor 2010, përmes një vendimi të posaçëm.

Materialet rreth tij do t`i referohen prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 89 dhe 279 të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›