Kapexhiu animator dhe dy filma te ndaluar me Bashkim Shehun
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit portofolin e aktiviteteve te muajit prill ia beson animacionit. Redaksia mendon se perfaqesues i denje i kesaj gjinie eshte Bujar Kapexhiu. Sot eshte dita e Kapexhiut regjisori i filmit vizatimor. Ne ora 12.00 shfaqen 4 filma te ketij pionier te animacionit krahas Vlash Drobonikut. Projektohet ne prani te autorit Pika e ujit filmi i tij i pare i viti 1976 qe ne fondin kronologjik te filmit te animuar mban numrin 3.
E papritura eshte shfaqja e dy filmave te ndaluar per motive politike. Kapexhiu kishte bashkepunuar per skenaret Kur shefi merr flake 1980 5 dhe Autogol 1981 7 me Bashkim Shehun djali i vogel i Mehmet Shehut kryeministrit me jetegjate te regjimit te Enver Hoxhes. Mehmet Shehu gjeti vdekjen ne vitin 1981 por sic shihet nga datat qe mbajne filmat problemet kishin nisur perpara kesaj ngjarje tragjike per familjen kryeministrore.
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit ka nje jo pak lende edhe per vete Bashkim Shehun si autor skenaresh per filma te animuar dhe artistike pothuajse te gjithe te ndaluar. Kujtojme Sketerre 43 me regjisor Rikard Ljarjen apo Gjakeftohtesia me regji te Kujtim ashkut.
Pas fundit te Mehmetit Shehut familja u syrgjynos dhe burgos. Bashkim Shehu pati te njejtin fat.
Dita e Kapexhiut mbyllet me projeksionin e filmit Pipiruku ne pallat 1985 13 dhe me nje bisede me artistin qe sot njihet me profilin e karikaturistit.
Per kontributin e koheve te shkuara Kapexhiu 67-vjecar mban titulli Artist i Merituar. Karriera e tij eshte tronditur disa here per shkak te goditjeve qe Plenumet e Partise i jenin kultures dhe arteve.
Kapexhiu studioi aktrim prane Teatrit Popullor. Me 1968 filloi regjisor ne Teatrin e Estrades se Tiranes ku shkroi parodi kuplete dhe trajtoi karikaturen per organet e shtypit. Per 2 vjet u largua nga Tirana per shkak te shfaqjeve liberale dhe moderniste ne Festivalin e 11 te Kenges ne RTSH. Ishte autor teksti dhe konferencier.
U rikthye me 1975 si regjisor dhe piktor ne sektorin e sapongritur te filmit vizatimor prane Kinostudios Shqiperia e re. Realizoi Zhgarravinat 1977 i vleresuar me disa cmime cmimin I ne Festivalin III te Filmit Ballkanik organizuar ne Stamboll 1979 me Kupen nderkombetare.
Deri ne vitin 1985 realizoi 20 filma vizatimore si skenarist ose bashkeskenarist regjisor dhe piktor.
shte regjisor i filmave artistike Dy here mat 1986 Tela per violine 1987 Stola ne park 1988 Edhe ashtu edhe keshtu 1989.
Presidenca e Republikes e ka vleresuar vitet e fundit me titullin Mjeshter i Madh