E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i ligjeve: Kandidatura e PS për Avokatin e Popullit, propozim politik

21-12-2011 / Gazeta 55

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike ka zhvilluar sot seancën dëgjimore me kandidatin për Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Deputetët e mazhorancës në komisionin janë shprehur skeptikë në lidhje me procedurat e përzgjedhjes së Totozanit si kandidat për Avokatin e Popullit duke i cilësuar ato si procedura partiake. Sipas tyre opozita nuk duhet të flasë për institucione të pavarura ndërsa po vendos në një institucion kushtetues një përfaqësues politik. Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetëve të opozitës të cilët kanë theksuar se Igli Totozani nuk ka qënë për asnjë ditë në strukturat e Partisë Socialiste dhe propozimi për tu kandiduar si Avokat i Popullit është në parametrat e ligjit. Ndërsa ka raportuar para komisionit të ligjeve, vetë Igli Totozani ka theksuar se përzgjedhja e tij si kandidat për Avokatin e Popullit është transparente dhe për këtë ai ishte i qetë.
Ndërsa ka shpalosur edhe programin e tij për Avokatin e Popullit, Totozani ka theksuar se do të punojë për një institucion të pavarur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›