Kapitalizmi, si një sistem ekonomiko-shoqëror
Nga Dritan IDRIZI
Fjala kapitalizëm është tani shumë e përdorur si mënyrë për të përshkruar sistemin ekonomik në të cilin ne jetojmë tani. Dihet që ky sistem nuk është diçka e re. Ai ka ekzistuar dhe më parë. Në vitet 1750, u pa forma e parë e këtij sistemi në Britaninë e Madhe me Revolucionin Industrial dhe më pas edhe në SHBA.
Por çfarë do të thotë kapitalizëm?
Një definicion i qartë do të ishte: Kapitalizmi është një sistem ekonomik i bazuar në kapitalet në formë të mirash materiale, të cilat synojnë të ofrohen si produkte ose shërbime si mënyrë fitimi.
Adam Smith, babai i ekonomisë politike, i referohet kapitalizmit dhe tregut të lirë si dora e padukshme, një metaforë qe lidhet me ndërhyrjen hyjnore. Sot, kjo mekanizmi i dorës së padukshme ka marrë kuptimin e fryteve pozitive të një ekonomie të decentralizuar në një shoqëri të tregut të lirë.
Një shpjegim që më vjen ne mendje është; Kapitalizmi është tregu i lirë dhe konkurrues ku ka shumë kompani private të cilat respektojnë rregullat e lojës dhe ku qeveria luan një rol rregullatori. Ky shpjegim është edhe ai të cilin Marksi, babai i ekonomisë politike dhe hartuesi i këtij sistemi, donte që të kuptonin implementuesit e saj. Por edhe këtu, si në shumë sisteme të tjera aftësia e qenies njerëzore për të përdorur diçka si mënyrë përfitimi dhe jo thjesht fitimi, bëri që ky sistem të vihet shumë herë në dyshim dhe të ngjallë jo pak pakënaqësi e debate.
Në fakt kapitalizmi sot luan një rol kyç në shoqërinë e sotme, sepse çdo njeri do që të kënaq nevojat e veta dhe kjo bëhet duke blerë të mira materiale ose shërbime të cilat krijohen nga kompani me qëllime fitimi nga ana kompanive. Pra, funksioni i kapitalizmit në këtë rast lidhet me kompaninë e cila luan rolin e prodhuesit dhe konsumatorit që luan rolin e blerësit të produktit apo shërbimit.
Nevoja për fitim i imponohet kapitalistëve si një formë për të mos humbur investimet e tyre dhe rolin e tyre në treg, qoftë ai kombëtar apo global. Konkurrenca është fjala kyce e ekonomive kapitaliste. Ju nuk mund të mendoni për kapitalizmin pa pasur parasysh konkurrencën e lirë të një tregu të lirë.
Çdo kompani ka një qëllim në vetvete dhe ai është, që të krijojë sa më shumë fitime që të ketë mundësi (brenda një kohe sa më të shkurtër). Kjo është një garanci që kjo kompani ka për të rritur sasinë e investimeve. Konkurrenca me kompanitë e tjera, i shtyn ata që të riinvestojnë një pjesë të mirë të fitimeve me qëllim që teknologjia e tyre të jetë up to date (e kohës) – shumë e rëndësishme në këtë lloj sistemi ekonomik, sepse teknologjitë e reja ndikojnë drejtpërdrejt në marketingun e ndërmarrjes.
Pa marketing, ska shitje, ska para dhe kapitalizmi bëhet jo funksional.
Pra, në kapitalizëm konkurrenca është e rëndësishme, sepse njerëzit që jetojnë në një shoqëri kapitaliste, vlerësohen sipas vlerës dhe sasisë që puna e tyre ka. Ne fakt ky është ndryshimi thelbësor midis kapitalizmit dhe komunizmit. Në kapitalizëm njerëzit, duhet të shpërblehen për punën e tyre në bazë të kohës dhe cilësisë që e kryejnë atë. Dëshira për të fituar sa më shumë do të conte përpara ekonominë e të gjithë aktorëve, por kjo ka dhe disa aspekte negative që lidhen drejtpërdrejt me një nga aktorët kryesorë, njeriun. Shumë kohë në punë, pak kohë për jetë normale dhe zbavitje.
Por roli negativ i kapitalizmit lidhet me pasigurinë e tregut, por edhe me simptomat e konsumizmit të shoqërisë së re kapitaliste.
Në aspektin ekonomik, konsumizmi i referohet politikave ekonomike duke e theksuar fort konsumin. Ky term, zakonisht lidhet me kritikën që i bëhet konsumit si fenomen i përhapur kryesisht në vendet perëndimore, ku dhe kapitalizmi është edhe më i egër. Definicioni i konsumizmit është në një shoqëri kapitaliste; blerja dhe konsumimi gjithnjë e më i madh i mallrave për të kënaqur nevojat, por edhe duke i tejkaluar ato. Për shembull, njerëzit sot disponojnë një Laptop, një Tablet dhe një kompjuter në shtëpitë e tyre dhe minimalisht një telefon celular. Ky është një rast kur nevojat bazë tejkalohen vetëm e vetëm për të kënaqur oreksin e njeriut të shekullit XXI. Por kësaj rryme nuk i ka shpëtuar as shoqëria jonë, e cila vazhdon të jetë në tranzicion dhe me një fuqi blerëse disa herë më të vogël se e vendeve të zhvilluara.
Pasiguria e tregut lidhet ngushtë me kapitalizmin. Qeveria në vende të ndryshme luan rol të ndryshëm në sistemin ekonomik dhe kjo lidhet ngushtë edhe me kohën që i është dashur këtyre vendeve, që të përqafojnë këtë sistem. Qeveritë ndahen në qeveri që luajnë rolin e rregullatorit, por duke ndikuar drejtpërdrejt në firmat private dhe në ato qeveri, që kanë një rol më modest në rregullimin dhe menaxhimin e ekonomisë të një vendi duke i dhënë një rëndësi më të madhe pavarësisë të ndërmarrjeve, si në vendimmarrje dhe në përcaktimin e kufijve të kompetencës ekonomike në tregun e lirë.
Dhe për ta ilustruar do doja të përmendja rolin që kanë partitë Amerikane; ajo Demokrate dhe Republikane në mënyrën e qeverisjes së vendit dhe mënyrës se si politikat e tyre ndikojnë në kompanitë amerikane. Partia Republikane luan rolin e një arbitri që e vëzhgon ndeshjen, por nuk e gjykon atë. E kundërta ndodh me Partinë Demokratike e cila ka si synim mirëqenien e të gjitha shtresave të popullit amerikan dhe e vë theksin tek ajo e mesme, e cila është dhe më e madhja në numër. Partia Demokratike është kritikuar shpesh se me politikat e saj financiare synon të kontrollojë dhe ndalojë atë që e quan jo të frytshme për shtresën e mesme, që përbën më shumë se 80% te popullsisë së SHBA dhe ku të pasurit duhet të paguajnë më shumë.
Bursa, është një tjetër mjet i kapitalizmit që ndikon në treg në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe është ajo që përcakton çmimet dhe mbarëvajtjen e kompanive multinacionale. Bursa është edhe thembra e Akilit e tregut kapitalist. Çdo mosfunksionim apo destabilizim politik ose shoqëror i një vendi pasqyrohet menjëherë në bursë. Kriza e vitit 1930 apo depresioni i madhe, në SHBA e pati zanafillën pikërisht në rënien e përqindjeve në bursë. Shumë njerëz humbën kursimet e tyre të cilat i kishin investuar në kompani të ndryshme që ishin pjesë në bursë. Edhe kriza e vitit 2008 ishte një krize qe e pati zanafillën në SHBA dhe më pas preku një pjesë të konsiderueshme të globit. Europa, akoma edhe sot vazhdon të bëjë përpjekje që të ulë sa më shumë ndikimin që pati recensioni ekonomik në disa prej vendeve më të industrializuara të saj.
Në Shqipëri kapitalizmi mund të quhet një sistem ekonomik relativisht i ri, kjo e lidhur edhe me të shkuarën e vendit ku mbizotëronte një frymë socialiste apo komuniste, sic njihet rëndom apo thuhet akoma duke iu referuar sistemit te vjetër monist, ku një parti-shtet qeverisi për më shumë se dyzet vjet dhe ku mundësia për të ndryshuar frymën e asaj kohe ishte thjesht një ëndërr ose më mirë të themi një shpresë. Ne këtë sistem shteti kishte kontroll total mbi ekonominë e vendit dhe ku firmat private ishin një ëndërr. Por në këndvështrimin tim, kapitalizmi dhe demokracia në vendin tonë janë akoma në hapat e para dhe kjo është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me politikën dhe institucionet shtetërore, që deri tani kanë provuar se janë te paafta të bëjnë gjënë e duhur për të krijuar frymën e një vendi që kërkon aq shumë dhe me aq ngulm anëtarësimin në Bashkimin Europian. Sigurisht që kapitalizmi ekziston në vendin tonë, por jo siç duhet, e kjo si pasojë edhe e korrupsionit të organeve shtetërore apo njëmijë e një problemeve të tjera që shfaqen përditë si pengesë jo vetëm për kapitalizmin si sistem ekonomik por edhe për mbarë shoqërinë dhe hallkat e tjera të zhvillimit të vendit.
Kjo gjendje pasigurie e informaliteti, ka çuar në një nivel papunësie i cili kohet e fundit po regjistron shifra gji