E Diel, 1 Nëntor 2026

Patologji të sjelljes apo sëmundje të qytetërimit?

Nga Gëzim Tushi

Gezim TushiKoha moderne edhe në Shqipëri ka sjellë tronditje të forta sociale në konceptimin e bazave të jetës individuale dhe sociale të qytetarëve tanë. Kjo sepse tipikisht ajo ka marrë të gjithë tipare të theksuara relative, që e bëjnë të vështirë të vlerësosh përmbajtjen dhe të dallosh esencën e forcës dhe ndikimeve pozitive apo negative të rrymave të nëndheshme të modernitetit dhe dimensionimit global të jetës së sotme. Shoqëria jonë nuk është as e ndarë as e imunizuar nga efektet e tyre. Përkundrazi, ato janë efekte të jetës sociale, që jo vetëm janë bërë të forta dhe dominante në jetën qytetare, por po ndikojnë në mënyrë të gjithanshme, duke qenë gjithëpërfshirëse në spektrin e ndikimit dhe deterministe në orientimin e ngjashëm të njerëzve, që janë bërë gati module sociale përcaktuese të motiveve thelbësore të sjelljes së tyre.
Kjo është arsyeja që shpesh njerëzit ndihen të tronditur dhe janë të paqartë për të kuptuar logjikën e atyre që po ndodhin me jetën e tyre personale por dhe logjikën e fenomeneve të sotme sociale. Ka shumë arsye pse qytetarët tanë janë të shqetësuar, dhe në disa aspekte të turbulencave dhe efekteve sociale të jetës së tyre, e kanë të vështirë të kuptojnë sidomos ato që ndodhin rreth tyre. Qytetarët kanë hallet ekzistenciale dhe të mbijetesës sociale.
Kjo është arsyeja që ata nuk kanë luksin as të jenë filozofë të jetës as të bëhen sociologë të realitetit dhe ca më pak të kenë mundësi të bëjnë analiza depërtuese, për të evidentuar burimet e shqetësimeve të jetës sociale dhe sidomos, të observojnë mekanizmat, shkaqet sociale dhe shtysat e sjelljeve të larmishme individuale. Ngjarjet intensive që po zhvillohen në trajtë kaotike dhe jashtë rregullave të vjetra të disiplinës sociale në shoqërinë e sotme shqiptare, e kanë vënë qytetarin në përplasje me dilema konceptuale për të kuptuar logjikën dhe interpretuar fenomenologjinë e shfaqjeve të jetës sociale.
Hermeneutika qytetare pa bërë stërhollime ontologjike dhe epistemiologjike me veten, është logjikisht e bindur, se fenomenet që po përjetojmë dhe dukuritë sociale me të cilat përballemi si qytetarë, tregojnë qartë dhe në mënyrë të sigurt se jemi në situate qytetërimi në të cilën është gjithnjë e më të vështirë për të kuptuar esencën e zhvillimeve dhe sidomos për të interpretuar me koherencë kohore dhe tipologjike, thelbin dhe shfaqjen e fenomeneve të vjetra dhe të reja sociale dhe personale. Sepse tani shoqëria jonë është në moment specifik të zhvillimeve të saj. Që mund të sintetizohet si periudhë që nga pikëpamja kohore është duke ju afruar etapës së shfaqjes së fenomeneve tipike të shoqërisë modern, ndërsa nga pikëpamja e pozicionit hapësinor, ajo është duke kaluar jo me shumë sukses periudhën e tranzicionit social, moral, kulturor . Kjo sipas mendimit tim është moment historik që duhet vlerësuar specifikisht për shkak të fenomeneve që do e shoqërojnë kalimin në fazën e zhvillimeve moderne. Në të cilën, duket se është evident intensiteti i lartë i ambiguiteteve konceptuale dhe kaotizmit të sjelljes empirike, mënyrave të shfaqjen së tyre në habitatin social dhe qytetar të shoqërisë tonë.

Kjo do të thotë që në një farë mënyre ne duhet të përgatitemi për një fazë të re, shumë të rëndësishme të zhvillimeve të qytetërimit tonë. Në këto kushte do të duhet të ndërgjegjësohemi se akoma më shumë në të ardhmen, do të përballemi me lidhje, ndikime, ndërlikime e kondicionime të reja, që janë të natyrshme, të shpjegueshme dhe të kuptueshme, të jenë përbërës në tipologjinë e re të ndërtimit të marrëdhënieve të reja midis qytetarit, shoqërisë shqiptare dhe parametrave standarde të qytetërimit modern. Duke folur kështu, nuk duam të abstragojmë nga problematikat sociale kontekstuale, as të neglizhojmë specifikat e fenomenologjisë së shfaqjes së tyre në realitetin tonë.
Kjo është arsyeja që sociologikisht kur bëjmë analiza të fenomeneve, dukurive normale apo ekscentrike, të natyrshme apo patologjike, duhet të ndajmë atë që është pjesë e reflektuar e sëmundjeve sociale, që janë të lidhura në mënyrë koherente me modernitetin social dhe natyrën universale të njeriut, me karakterin specifik të ndërtimit të jetës moderne, liberale dhe individualiste, të ndikimeve të tyre mbi qytetarin dhe si pjesë përbërëse organike e shfaqjes së natyrës dhe personalitetit të tij, i cili tashmë është duke u transformuar në përputhje me kohën, nga ato gjëra që janë normale dhe kompatibile me imperativat normale të modernitetit, apo reflektim i sëmundjeve të përbashkëta të qytetërimit në të cilin jetojmë.
Duke e vlerësuar kështu situatën sociale në të cilët gjendemi, duke parë format dhe mënyrat normale dhe të deformuara të komportimit qytetar me realitetin, besoj se njerëzit janë të shqetësuar si qytetarë të këtij vendi. Si pjesëtarë aktiv të kësaj shoqërie, në mënyrë të natyrshme ata pyesin: Çfarë duhet bërë? Nga duhet filluar? Çfarë duhet pretenduar për të ndrequr në raportet e shoqërisë me qytetarin ? Kush duhet shëruar më parë shoqëria apo qytetari ? Që sociologjikisht tu përgjigjesh këtyre pyetjeve të thjeshta në formulim, por shumë sinkretike në përmbajtje, duhet bërë vlerësim i vërtetë i problematikës komplekse të shoqërisë tonë. Kjo do të thotë që në vend të dëshirave utopike apo moralizimeve të përgjithshme sociologjike, duhet të bëjmë diagnoza diferenciale të kompleksitetit të strukturës konceptuale dhe kontekstuale të qytetërimit tonë, të fenomeneve që janë pjesë integrale e problematikës sociale dhe individuale, me të cilat ndeshet shoqëria, qytetari dhe qytetërimi ynë sot. Me fjalë të tjera, duhet të ndajmë diagnozat duke dalluar identitetin e patologjive që kemi në shoqëri. Kjo do të thotë që duhet të bindemi, në se në kushtet aktuale është qytetari i sëmurë, apo qytetërimi ka sjllë shoqërinë patologjike në realitetin tonë. Që nuk është as e shëndoshë as në rregull. Për pasojë është koha kur duhet ndërhyrë me mjete sociale për të rregulluar funksionet e saj.

Një pyetje me natyrë sintetike, që e ka të vështirë gjetjen e një përgjigjeje adekuate. Megjithatë në se kthejmë kokën pas dhe në të njëjtën kohë shikojmë përpara, ka mundësi të gjenden përgjigje, në mos të sakta, të paktën të përafërta, që mund të shërbejnë si terapi kalimtare, për të ulur temperaturën e shoqërisë, për të përmirësuar shëndetin e qytetarit tonë. Në këtë kontekst, duke dashur të jap një ide për këtë dilemë të shfaqjes së patologjisë në raportet shoqërisë me qytetarin, në përputhje me specifikat dhe intensitetin e sëmundjeve të tyre, më duket instruktive dhe interesante ideja, zgjidhja sociale e sociologut dhe filozofit modern amerikan Herbert Markuze, kur thotë se në këtë ekuacion të vështirë, të ndërlikuar të shfaqjes së veseve të reja, më e lehtë është kurimi i individit, në mënyrë që ai të mësohet të vazhdojë të jetojë si njeri dhe të funksionojë qytetar. Qoftë edhe si pjesë integrale e këtij qytetërimi të sëmurë.
Personalisht, mendoj se ne këto rrethana kemi nevojë të ndryshojmë strategjinë sociale, e cila ndonjëherë është akoma e ndikuar nga idetë dhe bindjet e gabuara të ndikimit pozitiv, përmes ndërhyrjeve masive dhe me mjete kolektiviste. Kjo është arsyeja që në mendimin sociologjik, në media dhe mentalitetin e institucioneve të sigurisë morale, që merren dhe kanë detyra specifike për edukimin moral, social dhe qytetar, ndihet besimi dogmatik, këmbëngulja sociale konservatore e shikimit en block të besimit në përpjekjet dhe angazhimet sociale, për të rregulluar apo shëndoshur shoqërinë nga lart.
Në të vëretë kjo strategji e edukimit social, për shkak të natyrës liberale të shoqërisë dhe sjelljes individuale dhe të personalizuar të qytetarit, duhet zëvendësuar me veprimtarinë e ndikimeve parciale dhe formave inkrementaliste. Kjo na orienton në rrugën e

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›