E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Presidenti', sot raundi II i votimit pas dështimit të takimit Berisha-Rama

TIRANË- Kuvendi do të zhvillojë sot ora 10:00, raundin e dytë të votimit për presidentin e ardhshëm të Republikës. Kuvendi nuk ka as sot, një emër për të votuar për Presidentin e ri të vendit. Takimi i shumëpritur mes kryeministrit  Sali Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama vendosi urat  e komunikimit mes  mazhorancës dhe opozitës, por  nuk prodhoi një emër konsensual  për Kreun e ri të Shtetit,  duke djegur kështu edhe këtë  raund që kërkon 84 vota deputetësh.

Sipas kryeministrit Berisha maxhoranca është e vendosur të kërkojë konsensusin sipas asaj që përcakton Kushtetuta në raundet e para të votimit. Ndërsa, kryetari Rama theksoi se në takim nuk ishte folur për emra dhe se kishte kërkuar që "të ndërtohet një kornizë parimore brenda së cilës mund të gjendet konsensusi dhe opozita mund të japë konsensusin".

Në seancën e radhës të së enjtes Kuvendi vendosi me 74 vota pro dhe 57 kundër, që raundi i dytë i votimit për presidentin e ri të zhvillohej më datë 4 qershor. Opozita nga ana e saj kërkoi që votimi i dytë të mbahej më 5 qershor, dhe ishte votimi në parlament që përcaktoi 4 qershorin si datën e raundit të dytë.

Të enjten (31 maj) Kuvendi konsumoi raundin e parë pa votim, pasi në konkurrimin për garën presidenciale nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar. Më herët maxhoranca propozoi kandidaturën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori për postin e Kreut të shtetit, por pa e depozituar zyrtarisht në komisionin e Ligjeve, ndërkohë që opozita u shpreh kundër saj, duke e konsideruar kandidaturë të njëanshme nga ana e shumicës. 

KOMISIONI I LIGJEVE: RAUNDI I DYTË PËR PRESIDENT, I EZAURUAR
Ora 9:30- Komisioni i ligjeve i mbledhur sot rreth orës 09:30 ka konfirmuar se nuk ka ende asnjë kandidat zyrtar për garën presidenciale. Deputeti i PD, Viktor Gumi deklaroi se nuk ka asnjë kandidatur për presidnet duke theksuar se komisioni do i paraqes raportin Parlamentit, ndrkoh bri me dije se PS nuk ka qn e pranishme në mbledhje.

Me anë të një projektraporti që do t’i paraqesë Kuvendit sot, ky komision deklaron se asnjë deputet i vetëm nuk ka hedhur firmën në mbështetje të ndonjë kandidati konkret për President. Projektraporti do të lexohet në seancën plenare, ndërsa mësohet se votimi i dyt do të quhet i ezauruar, “votim i kryer pa asnjë kandidat”.

MBLIDHET GRUPI I PS
Ora 9:00 Grupi parlamentar i PS-së u mblodh paraditen e sotme në orën 09:00, para seancës parlamentare, për të diskutuar në lidhje me qëndrimin që do të mbajë në raundin e dytë të votimit për Presidentin e vendit. Mbledhja u drejtua nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci. Mbledhja zgjati rreth 20 minuta, ndërkohë nuk pati asnjë prononcim për mediat.

LAJMI NË PËRDITËSIM/VIJON...
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Komisioni i Ligjeve: Raundi i dytë për president, i ezauruar Presidenti, Grupi i PS vendos sot për qëndrimin Presidenti, takimi pa rezultat. Rama dhe Berisha: Dialogu vijon Lëvizja 'Nano': Rama pazare rreth Presidentit, që të bëhet kryeministër

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›