E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, vrau vëllain, arrestohet nga policia i moshuari

Një i moshuar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi dyshohet se ka vrarë vëllain e tij.
 

Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Brenoge të Hasit ku 70-vjeçari Imer Shuti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij Ilmi Shuti 60 vjeç i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa është arrestuar edhe autori i ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›