E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Presidenti", mblidhet grupi i PS, vendos sot për qëndrimin

TIRANE- Grupi parlamentar i PS-së u mblodh paraditen e sotme në orën 09:00, para seancës parlamentare, për të diskutuar në lidhje me qëndrimin që do të  mbajë në raundin e dytë të votimit për Presidentin e  vendit. Mbledhja u drejtua nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci. 

Mbledhja zgjati rreth 20 minuta, ndërkohë nuk pati asnjë prononcim për mediat. Burime nga Ps bëjnë me dije se qëndrimi  i opozitës do jetë njëjtë me atë të raundit të parë, që u  mbajt të mërkurën e javës që shkoi, në datën 30 maj,  për shkak edhe të takimit Rama - Berisha, që nuk  prodhoi një emër. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›