Kapitenët e rinj

Nuk ka nder më të madh se të jesh kapiten i shtetit tënd në kampionatin botëror. Gjatë javëve të ardhshme këtë do ta kuptojnë futbollistët si francezi Patrice Evra, anglezi Steven Gerrard, portugezi Cristiano Ronaldo, braziliani Lucio dhe gjermani Philipp Lahm. Pesëshja e yjeve janë në mesin e disa futbollistëve që për herë të parë do të jenë kapitenë të ekipeve të tyre në një botëror, në Afrikën e Jugut 2010.
Në rastin e Gerrardit dhe Lahmit, promovimi i tyre u bë pas lëndimeve që pësuan bashkëlojtarët Rio Ferdinand, përkatësisht Michael Ballack, ndërsa mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit e mori shiritin e kapitenit pasi Thierry Henry nuk u paraqit vazhdimisht për Francën.
“Fritz Walter, Uwe Seeler, Franz Beckenbauer: kur lexoni këta emra, kuptoni se çka do të thotë të jeni kapiten i Gjermanisë”, tha Lahm disa ditë më parë, gjatë një interviste të publikuar në ueb faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB).
“Të udhëheq Kombëtaren në një kampionat botëror është nder i madh, por edhe sfidë e rëndësishme”, shtoi ai. Mbrojtësi i djathtë i Bayern Munichut do të jetë i gatshëm për sfidën e madhe pasi tashmë ka fituar përvojë ndërkombëtare dhe fitoi tituj të ndryshëm me klubin e tij njësoj si Gerrard, i cili me Liverpoolin fitoi Ligën e Kampionëve më 2005.
Një tjetër futbollist, i cili ka zhvilluar shijen e triumfit, është braziliani Lucio. Qendërmbrojtësi i Interit vitin e kaluar kishte privilegjin e ngritjes së Kupës së Konfederatave në Afrikën e Jugut, përgatitje shumë e mirë para paraqitjes së parë në Botëror në drejtim të Saleçaos.
Ndërsa nuk ka arsye që shiriti i kapitenit të mos i takojë një portieri, siç ndodhi me Spanjën në Euro 2008. Iker Casillas tashmë një kohë të gjatë është garanci e Spanjës dhe tregoi kualitetet e tij në Austri dhe Zvicër, ku me bashkëlojtarët e tij fitoi titullin e kampionit të Evropës. Futbollisti më i mirë në botë nga viti 2008, portugezi Cristiano Ronaldo ka detyrë të inspirojë Kombëtaren e tij për herë të parë si kapiten në një botëror, edhe pse ka marrë statusin në vitin 2008.
Emri i fundit, argjentinasi Javier Mascherano. Nëse Mascherano dhe bashkëlojtarët e tij triumfojnë në Afrikën e Jugut, ai do të ketë rastin të ngre trofeun më 11 korrik, edhe pse 31 homologët e tij – disa prej tyre tashmë e kanë shijuar suksesin në gara të rëndësishme – do të kenë çka të thonë në pesë javët e ardhshme.