Fyle: Kriza pengoi statusin, zgjidheni

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, e ka vlerësuar si zile alarmi zgjidhjen e këtij ngërçi, duke theksuar se pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat ishte pikërisht kjo krizë.
“Po të shikoni rekomandimin tonë për Malin e Zi dhe atë për Shqipërinë, në të dy vendet kemi gjendur disa mangësi në fushën e shtetit ligjor, por në Shqipëri, përveç kësaj çështje të rëndësishme, ne iu referuam dhe ngërçit politik dhe faktit që ai me gjasë ka ndikuar në institucionet demokratike që sigurojnë funksionimin e demokracisë së plotë. Këtë do ta gjeni në përfundimet e rekomandimit opinionin për Shqipërinë”, ka deklaruar Fyle për rrjetin britanik të BBC-së.
Ai shtoi se pavarësisht se ka një “lodhje” për zgjerimin, kjo nuk do të thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të lihen pas. “Ju lutem, merreni si një zile alarmi, sepse ngërçi politik po vazhdon dhe po ju shqetëson si juve, ashtu dhe neve, prej një kohe të gjatë.Nëse kjo çështje zgjidhet dhe nëse përveç kësaj, ju do të përmbushni kriteret kryesore kyçe, që përmenden në rekomandime dhe përfundimet e Komisionit për Shqipërinë, Komisioni atëherë do të jetë në një situatë tjetër vitin e ardhshëm do të bënte rekomandime më pozitive”, shtoi ai./S.Ll/Start/
2011-01-05 08:32
[