E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapiteni qipriot, Okas: Humbje e pafalshme

 

Nuk ka fjalë të përshkruajë zhgënjimin pas humbjes me Shqipërinë kapiteni i përfaqësueses qipriote, Janos Okas. Në një intervistë për mediat vendase ai pohoi se rezultati i takimit është i pajustifikueshëm. "Nuk ka justifikim për atë humbje. Morëm një shuplakë që do të duhet ta kujtojmë gjatë. Nuk di si të shpreh zhgënjimin e krijuar pas atij takimi. Kemi bërë një punë të madhe gjatë kësaj kohe por që i dhamë një shkelm me një ndeshje të vetme, për më tepër miqësore", ka pohuar kapiteni i kombëtares së Qipros. Pas tre javës qipriotët do të luajnë ndaj Irlandës në stadiumin e tyre dhe katër ditë më vonë do të udhëtojnë drejt Podgoricës për t’u ndeshur me Malin e Zi. "Unë mendoj se humbja në Shqipëri asesi nuk do të përsëritet në këto dy takime. Madje ne do të mundohemi që të marrim me patjetër pikë në të dyja takimet. Këto dy ndeshje do të vendosin renditjen përfundimtare tonën në grup ndaj na mbetet neve që të tregojmë se humbja me Shqipërinë ishte thjesht aksidentale", ka përfunduar Okas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›