E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapitulli i Presidentit eshte i mbyllur. Jemi te kenaqur te punojme me te

Komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fyle ka lëshuar një deklaratë të qartë për politikën shqiptare, ku shpreh qartë qëndrimin e BE-së, lidhur me procesin për zgejdhjen e Presidentit të ri. 
“Zgjedhja e presidentit i takon të kaluarës. Ne e kemi përshëndetur presidentin e ri, ne e  respektojmë atë dhe jemi të gatshëm të punojmë me të. Ka një axhendë ambicioze reformash që Shqipëria duhet të kryejë. Shpresoj, që presidenti dhe të gjithë forcat politike do të mobilizohen për të realizuar rekomandimet kryesore dhe veçanërisht  ato që duhen përfunduar.  Koha po kalon dhe puna është sfiduese”, vuri në dukje Fyle, gjatë një prononcimi për “ABC News”. 
Njëkohësisht, komisioneri për zgjerimin kërkoi nga politika shqiptare që të shpetojë në realizimin brenda afatave të të gjithë rekomandimeve për integrimin en BE. 
“E përmenda Shqipërinë me të gjithë besimin se forcat politike dhe shoqëria shqiptare do t’i kryejë këto reforma. Nuk besoj, se do të jetë mirë për Shqipërinë dhe rajonin nëse një vit tjetër është i humbur. Ndaj po pres proges për zbatimin e rekomandimeve kyçe të paketës së nëntorit”, apeloi Fyle, gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›