E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapja e Shullazit dhe shkaterrimi i linjes se trafikut ne Itali

TIRANE - Emiliano Shullazi, nje emer i njohur i krimit ne kryeqytet, ndodhet ne qelite e burgut 302, pasi eshte arrestuar per akuza te ndryshme. Hetimet e bera nga Prokuroria e Krimeve te Renda jane perfunduar nje vit me pare dhe ka filluar procesi ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Hetimet e Prokurorise se Krimeve te Renda, per grupin e strukturuar kriminal "Identikit" kane perfunduar ne muajin mars te vitit te kaluar. Ne banken e te akuzuarve jane "ulur" gjashte persona, me ne krye Emiliano Shullazin, nje emer i njohur i botes se krimit akuzohet per organizim, drejtim e financim te nje organizate kriminale me qellim trafikimin e heroines. Ndersa organizatoret e tjere te ketij rrjeti jane: Ervin Ferhati dhe Erges Ymeraj. Erion Gogaj, Selfo Driza dhe Lutfi Shabani akuzohen per pjesemarrje ne organizate kriminale. Keta te fundit kane qene te hetuar dhe ne Itali. Prokuroria e Milanos ka regjistruar nje procedim penal ndaj tyre. Por keta te fundit kane te fundit kane kerkuar ndarjen e dosjes nga Shullazi dhe jane denuar. Nga akte hetimore, rezultonte se disa shqiptare ne bashkepunim dhe me te huaj ne vitin 2004 kane eksportuar lende narkotike ne Itali, te cilen e merrnin kryesisht nga nje furnitor nga Turqia dhe ne disa raste e kalonin transit ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›