E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i varur shoferi i Ministrise se Mbrojtjes

TIRANE - Zenkat ne familje dhe seanca ne gjykate per ndarjen nga gruaja, kane cuar ne vetevrasje Luan Xhaxhan, 53 vjec. Viktima, me detyre shofer ne Ministrine e Mbrojtjes, eshte gjetur i varur ne dhomen e gjumit te tij, me nje litar. Burimet policore kane bere te ditur se ngjarja ka ndodhur ne oren 01:55 minuta, ne banesen e viktimes ne rrugen "Sulejman Pasha", ne kryeqytet. Te njejtat burime shtuan se, para se te varte veten, 53-vjecari Xhaxha kishte pasur nje debat me bashkeshorten e tij. Nderkohe qe ai diten e djeshme kishte dhe seancen e pare te gjyqit, per ndarjen nga gruaja. Kjo ka sjelle dhe hapin fatal te tij, duke u vetevarur. Trupi i pajete eshte gjetur ne shtepi nga e ema e viktimes. Ishte ajo qe ka vene kujen e para dhe me pas dhe familjaret e tjere kane shkuar ne ndihme te saj. Dhe pse e kane ulur dhe derguar ne Spitalin Ushtarak, ai nuk ka mundur te shpetoje, pasi kishte nderruar jete qe me pare.

ZENKA

Pasi kishte shkuar ne shtepine e tij, si cdo dite, Xhaxha, ishte rehatuar. Por depresioni qe kishte disa kohe qe e kishte kapur nuk e ka lene te qete. Meqe nje dite me vone, kishte seancen e divorcit ne gjykate, ka sjelle dhe nje perballje me gruan e tij, qe ishte ne banese. Pas nje debati te gjate mes tyre, gjithcka ishte kthyer ne normalitet. Por, rreth ores 01:30 minuta, 53-vjecari ishte ngritur dhe kishte marre litarin dhe me pas ishte vetevarur. E para qe e ka pare viktimen ka qene nena e 53-vjecarit. Ajo eshte tronditur nga skena, qe kishte para syve. Menjehere jane gjendur aty dhe familjare te tjere, qe ishin ne shtepi. Keta te fundit e kane ulur kufomen ne toke dhe e kane nisur me urgjence per ne spital. Por rruga ka qene e kote, pasi Luan Xhaxha kishte humbur jeten qe me pare. Ne kete ore eshte njoftuar dhe policia, e cila ka mberritur ne vendin e ngjarjes ne oren 01:55 minuta, duke nisur hetimet.

POLICIA

Sipas policise, viktima eshte Luan Xhaxha, 53 vjec, me arsim te mesem, punonjes prane Ministrise se Mbrojtjes, me detyren shofer. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur patrullat e Komisariatit numer 3, qe kane nisur hetimet per ngjarjen e rende. Jane marre ne pyetje familjaret e viktimes, te cilet kane treguar per zenken e ndodhur ne darke mes ciftit qe ishte ne ndarje e siper. Ata kane treguar se diten e sotme (dje), Xhaxha kishte seancen e pare te divorcit, ne Gjykaten e Tiranes. Kjo, sipas shpjegimeve te dhena nga te afermit, e kishte demoralizuar ate, dhe e kishte futur ne depresion prej disa kohesh, duke i marre dhe jeten ne oret e para te dites se djeshme. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur dhe ekspertet mjekoligjor qe kane nxjerre dhe shkakun e vdekjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›