Skela lë në hije Riberinë

Ervin Skela krijoi golin e parë të realizuar nga serbi Branko Jelic në fitoren 2-0 të Energi Kotbusit kundër rekordmenëve gjermanë, për t'u zëvendësuar në minutën e 92-të nën duartrokitjet frenetike të fansave në "Stadiumin e miqësisë". Për Kotbusin kjo ishte dhe fitorja e parë për vitin 2008.
Rivic ishte në zotërim të topit, kaloi me finesë në krahun e djathtë Filip Lahmin për të kaluar topin te Skela. Shvajnshtajger nuk ishtë i aftë të bllokonte shqiptarin, i cili shërbeu bukur për Jelic, i cili nga ana e tij nuk e pati të vështirë të shënonte në minutën e 18-të. Ky ishte goli i parë pas 229 minutash lojë për Kotbusin.
"Goli na stimuloi më shumë",- tha trajneri Bojan Prasnikar për faqen gjermane faz.net. Goli i dytë u shënua sërish nga Jelic në minutën e 38-të (asist i Rivic).
Duke folur për faqen zyrtare të Bajernit, Skela tha: "Ne fituam dyluftimet dhe patëm një kontroll më të mirë të topit në pjesën e parë të fituar 2-0. Që ne në pjesën e dytë të ishim në presion, kjo është normale kundër një ekipi të tillë si Bajerni".