E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani e Bunjaku, gola shqiptarë në Gjermani

Sulmuesit

Edmond Kapllani dhe Albert Bunjaku janë dy golat e vetëm me “gjak shqiptar” në këtë fundjavë futbollistike në Gjermani. Në Bundesligë, skuadra e kosovarit Bunjaku, Nurenbergu, ka pësuar një humbje të hidhur 1-2 në minutat e fundit të ndeshjes në përballjen në shtëpinë e saj, ndaj Shtutgartit. Bunjaku ka qenë protagonist në këtë ndeshje, pasi më parë kishte humbur një rast të pastër për të shënuar, ndërkohë që në minutën e 60-të të takimin do të shlyente gabimin me golin e barazimin 1-1. Ndërsa në Bundesliga II, Skela e Kapllani e kanë nisur si titullarë sfidën në transfertë mes Tus Kolbencit të tyre dhe Energie Kotbuzin vendas (1-1). Pas vetëm 11 minutash lojë, Kapllani ka kaluar në avantazh të tijtë me një gol me të majtën. Ky është goli i parë i tij në këtë sezon. Ndërsa Skela është zëvendësuar në minutën e 86’.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›