Kapllani-gol, i jep fund “makthit” në Bundesligë
Edmond Kapllani, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e parë dje në Bundesligën 1 dhe ndihmoi skuadrën e tij që të merrte një pikë pas barazimit 3-3 kundër Verderit.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer të Iashvilit në minutën e 65-të dhe pas një goditje me të djathtën në rrëshqitje e sipër arriti ta dërgonte topin në rrjetë duke kaluar përkohësisht skuadrën e tij në avantazh 3-2. Ky ishte goli i parë i sulmuesit shqiptar këtë sezon, ndërkohë që dy golat e tjerë të Kalrsruhes i kishte shënuar sulmuesi tjetër, Sebastian Frais. 26-vjeçari e nisi si titullar ndeshjen dhe arriti të gjente rrugën e golit. Këtë sezon ai nuk ka pasur shumë hapësira në dispozicion, pasi trajneri i Karlsruhes, Edmund Beker ka preferuar të luajë në sulm me Frais dhe Kenedi. Nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi durrsak të largohet në fund të sezonit nga Karlsruhe, për shkak se është aktivizuar shumë pak gjatë këtij sezoni. Aktualisht Karlsruhe ndodhet në vendin e 10-të me 42 pikë të grumbulluara në 30 ndeshje. Ervin Skela ka shkëlqyer sërish dje me Kotbusin teksa ka dhënë dy asistet e golave të fitores, në përmbysjen e rezultatit (2-1) që Kotbusi realizoi përballë Hansa Rostokut. Deri në minutën e 81-të të ndeshjes kryesonte Hansa 1-0, por Skela dha një pasim perfekt për Rost, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte dhe të barazonte shifrat. Në minutën e 91-të të ndeshjes, fantazisti shqiptar dha një tjetër asist të shkëlqyer për Rangelov, i cili e shfrytëzoi më së miri duke shënuar golin e fitores për Kotbusin. Me këtë fitore skuadra e Skelës arriti në kuotën e 32-pikëve dhe ka hedhur një tjetër hap të madh për mbijetesën në Bundesligën 1. Debatik Curri ka realizuar golin e pestë dje në kampionatin ukrainas dhe ka ndihmuar skuadrën e tij, Vorskla Poltava që të fitonte në transfertë 3-0 kundër FC Kharkovit. Mesfushori shqiptar shënoi golin e parë në minutën e 31-të duke ekzekutuar mjeshtërisht një 11-metërsh. Golat e tjerë u shënuan nga Çiçikov dhe Esin. Vorskla është ngjitur në vendin e 9-të me 32 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje. Altin Lala, kapiteni i Kombëtares shqiptare luajti si titullar dje në ndeshjen mes Hanoverit dhe Hertës së Berlinit, e cila përfundoi me rezultatin 2-2. Mesfushori kuqezi ndihmoi skuadrën e tij që të merrte një barazim në këtë takim të vështirë. Hanoveri ndodhet në vendin e 9-të me 42 pikë, po aq sa ka edhe Karlsruhe. Igli Tare mund të luajë si titullar në dy ndeshjet e radhës të Lacios, kundër Juventusit sot dhe kundër Palermos javën e ardhshme. Sulmuesi kryesor i bardhekaltërve, Tomazo Roki është dëmtuar dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë biondi shqiptar ai që do ta zëvendësojë. Edhe Erjon Bogdani pritet të luajë si titullar kundër Milanit sot.