Thaçi: Tadiç, presidenti i parë që na vizitoi të pavarur
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur vizitën e presidentit serb, Boris Tadiç, si vizita e parë e një presidenti serb në Republikën e Kosovës.
Pas reagimeve të shumta dhe rrezikut të shpërthimit të dhunës mes etnive nga provokimet e ndryshme që po japin kohë pas kohe liderët serbë në territorin e Kosovës, Thaçi ka vendosur ta komentojë me diplomaci këtë vizitë, duke dhënë një goditje politike për liderët serbë. Presidenti Boris Tadiç ka vizituar për festën e Pashkëve ortodokse Manastirin e lartë të Deçanit në Kosovë. Edhe pse vizita e tij konsiderohej si e panjoftuar nga një zyrtar i një shteti fqinj, presidenti Sejdiu një ditë më parë e komentoi atë si një vizitë private, për një festë fetare nga një qytetar serb. Sejdiu tha se çdo hyrje-dalje në Kosovë është në kompetencë të UNMIK-ut, por shtoi se për Prishtinën është e papranueshme “çdo ardhje e njerëzve, të cilët kanë për qëllim propagandën politike”. “Njerëzve mund t’u lejohet t’i vizitojnë bashkëkombësit e tyre, por për ne janë të papranueshme vizitat që kanë për qëllim fushatën parazgjedhore, krijimin e situatave konfliktuale dhe nxitjen e urrejtjes”, tha Sejdiu. Ndërsa disa nga autoritetet kosovare e kanë konsideruar si provokim vizitën e tij dhe të politikanëve të tjerë serbë, UNMIK, i cili mban edhe përgjegjësi për hyrjen e individëve nga Serbia në Kosovë, e ka përshkruar vizitën e Tadiç si private dhe në përputhje me procedurat normale. Por siguria e presidentit serb do të përfshijë forca të policisë serbe, të cilat do të shkelin në territorin e Kosovës. Edhe kjo për UNMIK-un vlerësohet si një procedurë normale. Ndërsa kryeministri Thaçi tha dje se, Tadiç do të jetë presidenti i parë i një vendi që viziton Kosovën e pavarur dhe sovrane. “Ndërsa Tadiç kalon kufirin e Kosovës, ai do të lexojë “Mirë se vini në Republikën e Kosovës”. “Në këtë mënyrë, Tadiç do të hyjë në histori si presidenti i Serbisë që njohu një realitet të ri në Kosovë”, tha Thaçi. Ndërsa SHPK ka njoftuar se nuk mund të ndalojë vizitën e presidentit serb dhe eskortën e tij policore pasi UNMIK dha lejen për këtë.
Vetëm UNMIK vendos për zgjedhjet
Kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker, përforcoi se UNMIK-u ishte kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë më 11 maj dhe se shpreson që Beogradi ta respektojë këtë vendim. Në një intervistë në BBC, ai nuk e përjashtoi mundësinë për zgjedhje lokale në zonat serbe në veri të Kosovës në një të ardhme të parashikueshme, por përsëriti se vetëm UNMIK ka mandatin për të thirrur qytetarët e Kosovës në votime. “Shpresojmë që ata ta respektojnë atë që thanë në OKB për zgjedhjet”, tha Ryker.
Akuza kundër ish-ministrit kosovar
Prokurorët në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë kanë akuzuar dy kosovarë, përfshirë edhe një ish-ministër për interferim me qëllim të një dëshmitari gjatë gjyqit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Korrikun e kaluar, sipas akuzës, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraçija dhe nëpunësi i tij, Bajrush Morina, janë përpjekur të pengojnë një dëshmitar të dëshmonte. Të dy janë thirrur të dëshmojnë në Hagë. “E pranoj ftesën se besoj te drejtësia”, tha Haraçija për “Reuters”.
Samarxhiç në Kosovë dje dhe sot
Ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiç, nga partia DSS, e kaloi ditën e djeshme, por do të kalojë edhe të sotmen në Kosovë. Lajmi është njoftuar nga ministria serbe për Kosovën në Beograd. Samarxhiç qëndroi dje në manastirin e Deçanit deri në mbrëmje, për të pritur liturgjinë atje. Të dielën e Pashkëve ortodokse, ministri do të vizitojë enklavat serbe në Graçanicë, ku do të marrë pjesë në festimet me serbët e Kosovës dhe priftërinjtë.
Rajs në turne edhe për Kosovën
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, do të udhëtojë në Britani, Izrael dhe në Bregun Perëndimor për të zhvilluar bisedime rreth Kosovës, programit bërthamor të Iranit dhe procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Kryediplomatja amerikane, më 1 maj do të marrë pjesë në takimin e Katërshes diplomatike për Lindjen e Mesme, ndërsa me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermania, do bisedojë mbi programin bërthamor të Iranit.