E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, përdhunohet nga fqinji 28-vjeçarja, autori në kërkim

KRUJE - Përdhunohet nga fqinji 28-vjeçarja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Krujës.

Burime policorë bënë të ditur se, Xh.S., është dhunuar seksualisht nga A.B., 40 vjeç. Pas denoncimit të aktit të shëmtuar nga familjarët e vajzës, ai është shpallur person në kërkim. Nga dëshmitë e dhëna rezulton se ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 të ditës së djeshme. Mësohet se 28-vjeçarja ka qenë duke shërbyer në lokalin, që ishte pronë e prindërve të saj. Dyzetvjeçari është paraqitur si klient pikërisht në mesditë. Pasi ka parë që e ëma e Xh.S., është larguar, ai ka vënë në jetë planin e tij. Duke shfrytëzuar edhe orarin që në lokal nuk kishte njerëz, ka nxjerrë një pistoletë dhe ka kërcënuar vajzën, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Më pas ai ka kërcënuar sërish vajzën se nëse do të tregonte për ngjarjen, do të vriste atë dhe familjen e saj. Pas tre orësh nën terror dhe frikë, Xh.S., është lënë e lirë. Me të mbërritur në shtëpi ajo u ka treguar familjarëve për ngjarjen e rëndë që i kishte ndodhur. Së bashku me prindërit ka shkuar në polici, ku ka kallëzuar dhunën e ushtruar mbi të. Menjëherë policia është vënë në lëvizje për ndalimin e agresorit, por deri në orët e vona të mbrëmjes nuk arritën ta lokalizonin vendndodhjen e tij. Sipas burimeve policorë bëhet me dije se, 40-vjeçari ka edhe precedentë të tjerë penalë të këtij lloji. Pak vite më parë ai ka qenë i dënuar për veprën penale të përdhunimit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›