“Të njëjtat standarde për universitetet publike e private”
Standarde të njëjta si për universitetet publike ashtu edhe për ato private.
ZIRINA LLAMBRO
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i kërkoi dje Ministrisë së Arsimit të marrë masa të shpejta në këtë drejtim. Ai e ka cilësuar zhvillimin e dy sektorëve si një sfidë për të siguruar arsim cilësor. Në takimin e djeshëm me rektorët me temë “Angazhimi i diasporës intelektuale në universitetet shqiptare”, ai dha garanci për një mbështetje të plotë në zhvillimin e shkollave të larta. Por kryeministri evidentoi jo pak probleme të këtij sistemi arsimor, të cilat kërkojnë zgjidhje. “Në rast se hedhim një vështrim nuk është se nuk ka mangësi serioze. Nga një vlerësim i MASH-it në dhjetor të vitit 2007 janë gjetur jo pak departamente pa profesorë, pa studiues të graduar, dhe këta nuk ishin themeluar dje apo pardje, por kishin 10-13 vjet që funksiononin”, u shpreh kryeministri. Ai nënvizoi se, ndonëse qeveria ka dyfishuar buxhetin për arsimin ai nuk është realizuar plotësisht. “Vitin e kaluar universitetet kanë realizuar 65 % të buxhetit, ç’ka do të thotë se, pjesa tjetër nuk u shndërrua, nuk u materializua në shërbime apo ndërtesa apo ambiente për ju. Eshtë e domosdoshme ta reformojmë këtë proces. I tërë financimi i universiteteve duhet të rishikohet”, theksoi kryeministri. Sa i përket 400 pedagogëve të rinj që do t’i shtohen shkollave të larta, Berisha siguroi se në rast se universiteteve i duhet dyfishi i tyre, qeveria do t’ia plotësojë këtë kërkesë. Por sipas tij, duhet të rekrutohen persona të aftë me grada e tituj shkencorë. Rektorët nga e tyre kërkuan statusin e profesorit dhe stimulin për të dalë në pension, mesatarisht me një pagë 50 mijë lekë. Gjithashtu pajisja me viza afatgjata do të ishte për ta ndihmesë e madhe në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor. Rektorët kërkuan më shumë investime në infrastrukturë në mënyrë që të krijohen ambiente sa me të përshtatshme për studentët e stafin mësimdhënës. Kryeministri nuk la pa përmendur edhe nismën “Brain Gain” (kthimi i trurit). Sipas tij, drejtuesit e shkollave të larta duhet të vendosin një bashkëpunim të ngushtë me të diplomuarit në universitetet më të mira të botës.