Partizani bën bis, mund sërish Tiranën në derbi
Sipas gjasave dueli midis Dinamos dhe Partizanit për titullin kampion duket se do të vendoset javën e fundit të Kampionatit të 69-të Kombëtar.
Dy skuadrat kryesuese (Dinamo ka dy pikë më shumë se Partizani) fituan respektivisht me Elbasanin (3-1) dhe Tiranën (2-1). Dinamo duket se është një ekip i denjë për botën e çudirave. Humbi dy javë më parë në Kupën e Shqipërisë me Vllazninë 4-0, fitoi në kampionat me Flamurtarin 6-0; humbi sërish në Kupë me Vllazninë 3-0 dhe fitoi në kampionat me Elbasanin 3-1. E “shëmtuar” në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, e “bukur” në kampionat. Për trajnerin e Dinamos, Ilir Daja triumfi ndaj ish-ekipit, me të cilin fitoi kampionatin në sezonin 2005-2006, fitorja ishte një punë fëmijësh. Poçi 14’, Pejiç 22’ në pjesën e parë dhe Allmuça 53’ në të dytën realizuan për “Blutë” (47 gola në kampionat, sulmi më i mirë), ndërsa për verdheblutë e Alimehmetit, golin e nderit e shënoi kapiteni Julian Ahmataj në minutën e 77-të nga pika e bardhë.
Derbi kryeqytetas
Partizani arriti suksesin e dytë sezonal me Tiranën, por kësaj radhe me shifrat 2-1, e jo 4-1 si në fazën e dytë. Për të dhuruar tri pikët e çmuara për të kuqtë, “ndihmoi” edhe kapiteni i Tiranës, Klodian Duro, i cili nuk realizoi nga pika e bardhë, pikërisht në sytë e trajnerit të Kombëtares, Ari Han. Kjo ishte penalltia e parë, që Duro nuk realizon në këtë kampionat (3 gola të tij nga pika e bardhë). Partizani dominoi plotësisht ndajë në Tirane, që luajti për 50 minuta me dhjetë vetë pas largimit me karton të kuq të Sinës. Dhembi realizoi golin e parë më kokë në të 19’ pas goditjes së lirë të ekzekutuar nga Elis Bakaj. Daniel Xhafaj vendosi ekuilibrat në të 52’, por ishte mesfushori i Partizanit, Elis Bakaj që vulosi shifrat 2-1 në të minutën e 61. Besa nga ana e saj me fitoren në Shkodër me Vllazninë (2-3), hodhi një hap të madh në konsolidimin e vendit të tretë, kur katër javë përpara përfundimit të sezonit, ndodhet me katër pikë më shumë se Tirana e vendit të katërt. Bledar Mancaku çeli serinë golave për ekipin kavajas, duke shënuar nga pika e bardhë në të 24’. Kjo ishte edhe penalltia e katërt e realizuar nga sulmuesi durrsak i Besës në tri javët e fundit. Besa dyfishoi rezultatin me anë të Prognit (50’), duke sjellë edhe protestat e tifozerisë së pakët shkodrane në “Loro Boriçi”. Vioresin Sinani në minutën e 56-të (goli i 20-të i tij sezonal) dhe i riu Raboshta barazoi përkohësisht shifrat në të 60’. Fitoren për formacionin kavajas e firmosi Bledar Mancaku në minutën e 80-të, duke i dhënë shpresë Besës për një vend në Kupën Intertoto.
LUFTA PËR MBIJETESË
Kastrioti fitoi 2-0 me Skënderbeun në transfertën e luajtur në Elbasan, duke këmbyer vendet me Teutën pas përfundimit të javës së 29-të. Krutanët e Ramazan Ndreut, tashmë ndodhen në vendin e 8-të me një pikë më shumë se durrsakët. Golat për Kastriotin u shënuan në pjesën e dytë. Erald Turdiu realizoi nga pika e bardhë në të 49’, ndërsa Erion Rizvanolli dyfishoi shifrat në 57’. Shtubina i Skënderbeut humbi një penallti përballë portierit të Kastriotit, Tafaj.
Teuta dhe Flamurtari (1-1) ndanë nga një pikë në Durrës. Denis Mema (51’) realizoi golin e Flamurtarit, ndërsa për Teutën barazoi djali i trajnerit Kristaq Mile, Vangjel Mile nga pika e bardhë (53’). Loja u ndërpre për rreth shtatë minuta pasi sulmuesi korçar i Flamurtarit, Deni Mema humbi ndjenjat pas u godit nga një gjuajtje e fuqishme me top në kokë. Pasi morri ndihmën mjekësore lojtari u dërgua në spitalin e qytetit të Durrësit.
Besëlidhja hodhi një hap të madh të gabuar në shtëpi. Skuadra e Ilir Gjylës humbi në Lezhë 2-0 me Shkumbinin. Dy golat për peqinasit i realizoi Mustafaj (60’, 74’). Besëlidhja ndodhet në zonën e “ngrirjes” (vendi i 11-të), duke qenë ekipi i dytë i mundshëm të shoqërojnë Skënderbeun e rrëzuar në Kategorinë e Parë.
Kategoria Superiore
Java e 29-të
DINAMO - ELBASANI 3 - 1
Poçi 13’, Pejiç 22’, Allmuça 53’/Ahmataj (p) 78’
PARTIZANI - TIRANA 2 - 1
Dhëmbi 19’, Bakaj 61’ / D. Xhafaj 51’
VLLAZNIA - BESA 2 - 3
Sinani 56’, Raboshta 59’/Mancaku (p) 24’, 80’, Progni 50’
BESËLIDHJA- SHKUMBINI 0 - 2
Mustafaj 60’, 75’
TEUTA - FLAMURTARI 1 - 1
V. Mile (p) 58’ / Mema 55’
SKËNDERBEU- KASTRIOTI 0 - 2
Turdiu (p) 49’, Rizvanolli 57’
RENDITJA
Ekipet F B H Gola P
Java 30-të
TË PREMTEN
POGRADECI - TURBINA 2 - 0
Pustina 65’, Balla 72’
DJE
BYLIS - BURRELI 1 - 0
Bakiu 28’
NAFTËTARI - APOLONIA 1 - 3
Adr. Kanani (p) 27’ / Junior 21’, Shoshi (p) 50’, Dhrami 72’
LUSHNJA - ADA 0 - 0
LAÇI - SKRAPARI 2 - 1
Çela 13’, Mustafaraj 62’ / Ymeri 63’
BILISHTI S. - ERZENI 4 - 0
Rmazani 22’, Xhika 42’, Pino 68’, Kostovski 90+1’
TEPELENA - SOPOTI 0 - 1
Belba 44’
TOMORI - LUFTËTARI 1 - 0
Droboniku 8’
DAJTI - GRAMSHI 2 - 0
Sula 39’, Malo 87’
RENDITJA
Ekipet F B H Golat P
1. BYLIS 22 4 4 57-13 70
2. APOLONIA 20 3 7 52-22 63
3. LUSHNJA 18 7 5 43-21 61
4. LAÇI 16 8 6 46-25 56
5. BURRELI 17 4 9 40-23 55
6. ADA 15 5 10 45-31 50
7. DAJTI 12 6 12 35-25 42
8. SKRAPARI 13 3 14 33-34 42
9. POGRADECI 11 7 12 30-27 40
10.BILISHTI S. 11 6 13 42-42 39
12.TURBINA 12 2 16 30-42 38
13.NAFTËTARI 11 4 15 34-36 37
14.SOPOTI 11 3 16 27-38 36
15.ERZENI 9 6 15 24-35 33
16.TOMORI 8 6 16 27-48 30
17.GRAMSHI 8 2 20 24-47 26
18.TEPELENA 2 4 24 19-85 10
1. DINAMO 17 7 5 47-12 58
2. PARTIZANI 15 11 3 41-20 56
3. BESA 15 5 9 38-30 50
4. TIRANA 13 7 9 42-30 46
5. ELBASANI 11 11 7 29-19 44
6. VLLAZNIA 11 9 9 42-36 42
7. SHKUMBINI 11 8 10 28-26 41
8. FLAMURTARI 8 13 8 28-33 37
9. KASTRIOTI 9 5 15 20-35 32
10.TEUTA 8 7 14 26-35 31
11.BESËLIDHJA 7 7 15 26-45 28
12.SKËNDERBEU 3 2 24 23-69 11
Kategoria e Parë