Kapllani gol kundër skocezëve të DundeeSulmuesi durrsak shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Augsburgut në miqësoren kundër skocezëve të kategorisë së dytë, Dundee.

Edmond Kapllani është duke përjetuar momente të mira me Augsburgun, skuadrën më të cilën nënshkroi pas largimit nga Karlsruhe. Sulmuesi durrsak shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Augsburgut në miqësoren kundër skocezëve të kategorisë së dytë, Dundee. Kapllani ishte në formacionin e pjesës së dytë dhe shënoi në minutën e 56-të (golin e parë e realizoi Thurk, në të 19’).
E Premte, 24 Korrik 2009