E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia e Teuta: 4 ndeshje, asnjë gol Rapidit“Apa”, agjencia austriake e lajmeve, përveç dy ndeshjeve të humbura të Vllaznisë (5-0 dhe 3-0) kujton dhe dy fitoret e Rapidit 2-0 e 4-0 kundër Teutës për kualifikueset e Kupës UEFA (2000), duke the

Shqiptarët asnjë gol Rapdit të Vjenës, edhe pse Vllaznia e Teuta kanë luajtur se bashku katër ndeshje kundër skuadrës së njohur austriake. “Apa”, agjencia austriake e lajmeve, përveç dy ndeshjeve të humbura të Vllaznisë (5-0 dhe 3-0) kujton dhe dy fitoret e Rapidit 2-0 e 4-0 kundër Teutës për kualifikueset e Kupës UEFA (2000), duke theksuar faktin se kundër ekipeve shqitpare Rapidi i Vjenës nuk ka pësuar asnjë gol (14 gola të shënuar).

Pas fitores të ndeshjes së parë 5-0 në “Hanappi Stadium”, takimi i kthimit në Shkodër ishte një formalitet. Një kualifikim “ohne Mühe” (pa asnjë mundim) e konsideron Pakult. “Ishim të plotfuqishëm. Ne e përmbyshëm detyrën tonë, hapin e parë e bëmë. Tani e fillojmë sezonin në rrugën e duhur”.

Media austriake vlerëson se mbrojtja e shqiptarëve (Vllaznisë) ishte në një ditë jo të mirë, ndërkohë që formacioni i Hasan Likës ishte shume i dobët. “Ne e luajtëm topin shumë mirë, ishim të vendosur mirë dhe morrëm një rezultat të mirë”. Pakult vlerëson me nota pozitive kushtet e rehatshme në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vllaznia është një histori e mbaruar, tani i pret APOP, një skuadër qipriote (fituese e Kupës) në turin e tretë eliminator të Ligës së Europës. “Një skuadër më e vështirë”. I këtij mendimi është trajneri i Rapidit, Peter Pakult, pas eliminimit pa asnjë vështirësi të Vllaznisë.

E Premte, 24 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›