E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papuçiu synon pikën e parë në transfertë

Elbasani-Apolonia është sfida e dy ekipeve që fituan në ndeshjet e tyre të fundit të zhvilluar të mërkurën. Elbasani arriti një rezultat surprizë në Tiranë me Partizanin, ndërsa Apolonia përmbysi dizavantazhin 0-2 në 3-2 me Shkumbinin në takimin e luajtur në "Loni Papuciu". Elbasani, i është larguar asaj përshtypje jo të pëlqyeshme të javëve të para, teksa synon fitoren e tretë radhazi dhe të katërtën në shtëpi në tetë javë. Apolonia e teknikut Papuciu, që nuk ka mundur të marrë asnjë nga 12 pikët e mundshme (4 humbje), synon të marrë të paktën pikën e parë në transfertë, kur dhe në bilancin historik me Elbasanin në 57 ndeshje të zhvilluara ka arritur 24 fitore, kundrejt 16 fitoreve të verdhebluve (17 barazime). Madje, interesant është fakti që dhe ndeshja e tyre e fundit në Elbasan ka përfunduar në barazim 0-0.
Elbasani-Apolonia do të gjykohet nga Mentor Sopjani (Durrës), Dritan Salaj (Shkodër), Arjan Mali (Patos).
ELBASANI
Bilanci në sezonin 2006-2007: 4 fitore, 1 barazim, 2 humbje. Golat: 7-8
Ndeshjet brenda: 3 fitore, 1 barazim, 0 humbje. Golat 6-3
Ndeshja e fundit: Partizani-Elbasani 0-1
APOLONIA
Bilanci në sezonin 2006-2007: 1 fitore, 1 barazim, 5 humbje. Golat: 8-16. Ndeshjet jashtë: 0 fitore, 0 barazime, 4 humbje. Golat: 3-11
Ndeshja e fundit: Apolonia-Shkumbini 3-2
BILANCI NDERMJET TYRE: 57 ndeshje; 16 fitore Elbasani, 17 barazime24 fitore Apolonia. Golat: 54-69

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›