E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu, barazimi i parë pas 6 fitoresh

Pas 6 fitoreve radhazi Skënderbeu u ndal sot në Korcë nga Turbina e Cërrikut duke arritur barazimin e parë sezonal në Kategorinë e Parë.
Takimi filloi i tensionuar që në pjesën e parë, kur u ndeshkuan me kartona të kuq dy lojtare nga te dyja skuadrat: Tocuku i Skënderbeut dhe Sekseri i Turbinës. Formacioni i Jani Kacit pati nje lloj epërsie të lehtë nga ana e Skënderbeut, por nuk arriti të siguronte fitoren e radhës. Gramshi fitoi me Tepelenën 1-0: gol i Asllanit në të 78'. Po me këtë rezultat Besëlidhja fitoi me Burrelin. Golin e vetëm të takimit e shënoi Lika në minutën e 65-të.
Kategoria e Parë:
20 tetor 2006, ora 14:00
SKËNDERBEU 0
TURBINA 0
Gjyqtarë: M. Metohia, M. Dervishi, S. Zeka
Stadiumi "Skënderbeu", Korcë
GRAMSHI 1
TEPELENA 0
Shënues: Asllani 78'
Gjyqtarë: B. Breshani, D. Agaraj, E. Bodeci
Fusha Sportive, Gramsh
BESËLIDHJA 1
BURRELI 0
Shënues: Lika 65'
Gjyqtarë: A. Taullaraj, B. Mesi, E. Bicaku
Stadiumi "Besëlidhja", Lezhë

Nesër, 21 tetor 2006, ora 14:00
Laci-Pogradeci
I.Gashi, D.Koreshi, I.Ziraj
Ada-Bilishti
A.Rama, S.Avdo, E.Qirici
Erzeni-Sopoti
L.Guzja, E.Pjetrushi, A.Kuluri
Lushnja-Tomorri
E.Peza, E.Doda, A.Molla

RENDITJA
Skënderbeu 19
Besëlidhja 14
Lushnja 11
Burreli 11
Turbina 11
Erzeni 10
Sopoti 10
Gramshi 9
Laci 8
Tepelena 7
Pogradeci 6
Bilisht Sport 4
Tomorri 4
Ada 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›