Gramozi perjashtohet nga kampionati per 1 vit

Nga materialet e paraqitura nga Sektori I Garave te FSHF-se, Komisioni I Disiplines pasi analizoi dhe shqyrtoi ne teresi dhe ne vecanti dokumentacionin dhe analizoi ceshtjet ne teresi dhe ne vecanti arriti ne perfundim dhe Vendosi 1. Futbollisti I ekipit "Domosdoves" Elvis Kalallari per ofendim te arbitrit anesor duke marre katon te kuq pezullohet me 8 (tete) jave nga aktiviteti futbollistik ne baze te Nenit 25/7 te KDS. 2. Futbollistet e ekipit te Permetit per goditje me grushta (bryl) te kundershtarit, Ervin Doni, Lijandek Konini pezullohen nga 8 (tete) jave nga kampionati kombetar ne baze te nenit 25/1,b. 3. Futbollistet e ekipit te Butrintit, Artan Halili dhe Bledar Alimema per goditje me grusht ne kundershtarit pezullohen me 8 (tete) jave nga aktiviteti futbollistik ne beze te nenit 25/1,b. 4. Futbollisti I ekipit Besa Renato Arapi per goditje me grusht te kundershtarit ne baze te nenit 25/1,b te KDS denohet me 8 (tete) jave pezullim dhe gjobitet me 10.000 leke. 5. Futbollistet e ekipit Gramozi: 1. Ergi Xaka 2. Adriatik Kodra 3. Armand Caka 4. Ervis Ismolli 5. Hyserion Shupe 6. Evis Peci Per rrahje te arbitrave te ndeshjes Gramozi-Bylis e kryer me bashkepunim ne mes tyre qe ka sjelle pasoja te renda ne shendetin e arbitrave ne baze te Neneve 25/3; Neni 19' Neni 13/2,3; Neni 4/6 denohen respektivisht Ergin Xaka, Adriatik Kodra, Armand Caka, Ervis Ismolli, Hyserion Shupe denohen 3 (tre) vjet pezullim nga te gjitha aktivitetet futbollistike dhe 200.000 leke gjobe secili. Ndersa futbollisti Evis Peci denohet me 6 (gjashte) vjet pezullim nga te gjitha aktivitetet futbollistike dhe gjobitet me 200.000 leke. 6. Drejtuesit e ekipit te Gramozit, trainieri Ilir Qiriako dhe Fatos Llanaj ne baze te Neneve 24/5 te KDS per ofendim te arbitrave denohen me 2 (dy) ndeshje pezullim ne drejtimin e ekipit dhe gjobitet me 150.000 leke secili. 7. Zyrtar I KF Gramozit Vladimir Jashari ne baze te neneve 24, 21/3,4 dhe 19 e 4/2,6 pezullohet me 6 (gjashte) vjet nga te gjitha aktivitetet futbollistike dhe gjobitet me 200.000 leke. 8. KF Gramshi per dhunen e ushtruar ndaj arbitrave dhe futbollisteve kundershtar, per mosmarrje te masave organizative per sigurine e ndeshjes e shoqeruar me invadim te fushes dhe akte te renda dhune, ne baze te neneve 23/11,18 dhe 20, Neni 21/3,4,13,15 Neni 19 dhe 4/2,5,6,8 te KDS: a) humbet ndeshjen me rezultatin 2:0 b) perjashtohet nga kampionati dhe cdo veprimtari futbollistike per 1 (nje) vit dhe zbret ne nje kategori me te ulet. c) gjobitet me 300.000 leke. Kunder vendimit lejohet ankimim Brenda 5 (pese) diteve ne Komisionin e Apelit Kryetar Sekretar Anetar Eno Bushi Ramazan Ragami Saimir Dauti