E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, humbësi i madh i Karlrsuhes

Edmond Kapllani është përfshirë ngë prestigjiozja gjermane "Kicker" në listën e dy lojtarëve të humbur të Karlshues për pjesën e parë të sezonit, së bashku me Godfried Aduobe.
"Kapllani, golashënuesi i pamashëirshëm në Bundesliga 2 (17 gola), po vuan nga një thatësirë e gjatë", - shkruan kicker.de në analizën e saj në prag të rifillimi të sezonit. Dy sulmuesit e Karlsruhes, Frajs dhe Kapllani nuk përmbyshin shpresat e trajnerit Edmund Beker.
Sulmuesi më i suksesshëm i Kombëtares shqiptare gjatë eliminatorëve të Euro 2008 (5 gola) nuk arriti të shënojë golin e tij të parë historik në Bundesliga 1 gjatë 13 ndeshjeve të fazës së parë, ndërkohë që për Kapllanin janë në dispozicion edhe 17 javë të tjera për të shënaur të paktën një gol, po aq sa mesfushori shqiptar i Hanover 96, Altin Lala gjatë 135 ndeshjeve të tij.
Blerja verore, mesfushori Tamas Hajnal, konsiderohet edhe si fituesi i madh i skaudrës së ardhur nga Bundesliga 2. Karlsruhe bleu gjatë merkatos dimërore për shumën e 450 mijë eurove, sulmuesin australian Xhoshua Kenedi.
Në ndeshjen e fundit miqësore kundër Mainc 05 (1-1), Kapllani zëvendësoi në minutën e 75-të pikërisht Kenedin. Të shtunën (2 shkurt), Karlsruhe do të përballet me Nurembergun në "Wldparkstadion".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›