Talenti Çani kërkohet nga Mançester Siti

Nuk kanë të mbaruar kërkesat për sulmuesin e talentuar shqiptar Edgar Cani. Pas Interit e Sampdorias, Udinezes dhe Palermo, një tjetër klub i madh, që në drejtimin e tij ka një nga njohësit më të mirë të futbollit si suedezi Sven Goran Erikson , interesohet për shërbimet e sulmuesit 19-vjecar të Peskarës në Itali.
Sipas asaj që raporton gazeta italiane "Il Tempo", klubi anglez Mancester Sitit shfaqi interesimin e tij për xhevairin më të ri të futbollit shqiptar. Klubi i Peskarës kërkon kontakte ekskluzive dhe ka të ngjarë që të vendosë për shitjen e Edgarit brenda 31 janarit, ditës së fundit të merkatos dimërore.
Gjithsesi, pista më e mundshme për Canin është brenda Italisë. Cani (tre gola deir tani me Peskarën në Serinë C1) duket se do të përfundojë ose te Interi ose te Palermo, ku ndodhet edhe një shqiptar tjetër, portieri i Kombëtares U-21, Saimir Ujkani.