Bogdani më i mirë se Tristan?

Kjo pyetje i është bërë trajnerit të Livornos, Xhankarlo Kamoleze pas humbjes 3-1 me Juventusin. Ku sulmuesi shqiptar, Erion Bogdani shënoi edhe golin e të vetëm për Livornon, ndërkohë që Diego Tristan bëri një paraqitje të varfër.
"Kam nevojë për të gjithë dhe duhet të jesh i zoti të zgjedhësh momentet e tyre më të mira. Dje (të dielën), Tristan nuk ishte në top-formë dhe Bogdani luajti shumë mirë, e ndoqi golin prej kohësh, do të jetë një ‘armë më shumë' për ne në finalen e kampionatit, që më sa duket do të luftojmë me skuadrat e tjera pët të shmangur rënien",- thotë trajneri Kamoleze për agjencinë italiane të lajmve, AGI.
Erion Bogdani kundër Juventusit shënoi edhe golin e tij të parë sezonal me fanellën e Livorons